Foto: LDK

Isa Mustafa takon kryetarët e degëve; LDK e gatshme ta udhëheqë dialogun ‘pas zgjedhjeve’

Sot, kryetari i LDK-së Isa Mustafa mbajti takimin me kryetarë të degëve të LDK-së.

Në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti thuhet se të gjithë kryetarët e degëve mbështetën qëndrimin e kryesisë së LDK-së, se institucionet nuk kanë legjitimitet dhe vendi është në krizë institucionale.

“Të gjitha degët e LDK-së e konfirmuan qëndrimin se procesi i dialogut nuk mund të udhëhiqet nga institucione jo legjitime dhe përtej kompetencave kushtetuese. LDK pra është e gatshme të udhëheqë këtë proces të rëndësishëm pas legjitimimit qytetar në zgjedhjet e reja”, thuhet në komunikatë.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që ka projektuar dhe ka themeluar shtetin e  Kosovës, secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, vazhdon komunikata.

LDK do të punojë në terren për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të nxjerrin një qeveri legjitime, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Foto: LDK