Rama - Meta

Interesat e Zgjedhjeve Pritet t'i Bëjnë Sërish Bashkë Ramën e Metën

Një numër i shkëmbimeve të nxehta verbale kanë tronditur marrëdhëniet ndërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, dhe partnerit të saj në qeveri, Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI, e udhëhequr nga Ilir Meta, duke ngritur pyetje në lidhje me mbijetesën e koalicionit.

Megjithatë, disa analistë besojnë gjithashtu se pavarësisht tensioneve të fundit dhe shkëmbimeve verbale, dy partitë me shumë gjasa do të mbeten në koalicion dhe do të kërkojnë një mandat tjetër qeveritar.

Më 12 janar, tani ish-ministri i Drejtësisë së LSI-së, Ylli Manjani, foli për televizionin Top Channel në lidhje me problemet me të cilat po përballet koalicioni qeverisës.

“Demokracia [në Shqipëri] kërkon ndërhyrje të thellë, në sistemin zgjedhor, në median e lirë dhe në opozitë. Opozita duhet të respektohet për shkak se ajo nuk ka faj për problemet e vendit”, shtoi ai.

Ai gjithashtu fajësoi koalicionin në pushtet që ka lejuar Shqipërinë të bëhet qendër europiane e prodhimit dhe tregtisë së kanabisit.

Në një intervistë për televizionin Ora News më 27 janar, Lefter Koka, ministri i Mjedisit nga LSI, përsëriti këto akuza, duke akuzuar socialistët e Ramës se nuk kanë qenë të drejtë me LSI-në.

Ai akuzoi disa kryetarë të komunave socialiste për bashkëpunim me policinë lokale kundër njerëzve të LSI-së, duke e konsideruar këtë të fundit si  opozitë të vërtetë ndaj socialistëve.

I zemëruar nga sulmi verbal nga partneri i tij i koalicionit, Rama më 30 janar shkarkoi Manjanin nga pozita e tij dhe i kërkoi LSI-së që të propozojë një zëvendësim.

Ky veprim shkaktoi hidhërim të mëtejshëm mes dy palëve, ndërsa Manjani përdori një tjetër konferencë për shtyp për të akuzuar Ramën dhe ministrat e tij për korrupsion dhe keqbërje.

Ai gjithashtu tha se ai kishte zhvilluar një marrëdhënie armiqësore me Ramën dhe qeverinë pas deklaratës se është e nevojshme që ushtria  të ndërhyjë për të pastruar territorin e kultivuar me kanabis.

“Ndihem i nderuar që më larguan … Unë nuk mund të marr përgjegjësitë për përhapjen e gjerë të kanabisit në vend dhe për mbështetjen që bizneset kanë bërë nga këto aktivitete të paligjshme”, tha ai.

Në përputhje me strategjinë e tyre të zakonshme në media, socialistët dhe Rama kanë mbetur kryesisht të heshtur në lidhje me akuzat e LSI-së.

Zyra e tij më vonë dërgoi arsyet formale për shkarkimin e ministrit, duke thënë se ai kishte për qëllim që të përmirësojë “cilësinë e qeverisë dhe të kishte koordinim më të mirë të punës së tij me parlamentin dhe aktorët e tjerë për të çuar përpara reformën gjyqësore”.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit Shqiptar për Studime Politike, tha për BIRN se koalicioni aktual qeveritar kishte pak gjëra të përbashkëta me platformën e përbashkët të ndërtuar mbi parimet e përbashkëta që të dy palët e kanë krijuar katër vjet më parë.

“Të dy palët janë duke investuar më shumë në delegimin e përgjegjësive për gabimet e qeverisë dhe keqbërjet te njëri-tjetri se sa në dhënien e vitalitet, dinjitetit, dhe seriozitetit koalicionit”, tha ai.

Koalicioni surprizë i aleatëve të pamundur

Rama dhe Meta e kanë tronditur publikun shqiptar kur krijuan paktin e tyre të vjetër [të ri]  surprizë pothuajse katër vjet më parë.

Dikur ish-aleatët, ishin bërë kundërshtarë të ashpër gjatë kohës kur LSI-ja e Metës ishte pjesë e ish-qeverisë së qendrës së djathtë të Sali Berishës.

Megjithatë, kur zgjedhjet e qershorit të vitit 2013 po afroheshin, të dy palët vendosën të bëhen aleatë përsëri, në mënyrë që ata së bashku ta mundnin Berishën dhe të marrin kontrollin e Shqipërisë.

Marrëveshja në mes të dy palëve është nënshkruar në qytetin e Shkodrës më 1 prill 2013, e cila është arsyeja pse përfaqësuesit e këtyre partive zakonisht i referohen asaj si “Pakti i Shkodrës”.

Në kuadër të marrëveshjes së tyre, Rama dhe Meta nënshkruan një dokument 15 pikësh, i cili ishte menduar të shërbejë si bazë politike dhe ideologjike për këtë aleancë, duke theksuar interesin e tyre të përbashkët në respekt të ndërsjellë, transparencë dhe qeverisje të mirë.

“Ne do të kemi një qasje të re në parlament dhe qeveri. Ne së bashku do të krijojmë një kod etik për të shprehur respektin tonë të madh për opinionin publik dhe rritjen e transparencës në një nivel të paparë më parë”, thuhet në pikën 4 të deklaratës.

Pakti ishte i frytshëm, dhe kështu në mënyrë të rregullt Rama u bë kryeministër, ndërsa Meta u bë kryetar i parlamentit. Në kabinet, socialistët morën 14 poste ministrore dhe LSI pesë.

Por, katër vjet qeverisje kanë lënë gjurmën e tyre në marrëdhëniet midis partnerëve të ri-të vjetër të koalicionit, dhe të dyja palët tani duket se po mendojnë nëse do të rinovojnë marrëveshjen dhe të kandidojnë në zgjedhjet e 18 qershorit së bashku, ose të provojnë fatin e tyre vetëm.

Lufta mes palëve është një konflikt i rremë

Shumica e ekspertëve thonë se të dy udhëheqësit e partive janë të obsesionuar me llogaritjet politike në prag të zgjedhjeve të qershorit, dhe si rezultat janë duke injoruar tensionet në rritje mes dy palëve, si dhe ish-parimet e tyre lëvizëse.

Andi Bushati, analist politik, dhe botues i portalit “Lapsi” i tha BIRN se Rama nuk është me të vërtetë i shqetësuar për akuzat e LSI-së.

“Rama po përdor strategjinë: ‘qentë lehin dhe karvani ecën përpara’, tha ai, duke shtuar se Rama e sheh LSI-në si “qen që vetëm leh – por nuk kafshon”.

I pyetur nga gazetarët të martën se sa seriozë ishin ministrat e tij për akuzat e tyre ndaj socialistëve, Meta thjesht ka thënë: “Çdo akuzë duhet të ndjek rrugën e drejtësisë”.

Deri tani, megjithatë, asnjë nga ministrat e LSI-së nuk ka paraqitur ndonjë veprim ligjor kundër partnerëve të tyre të koalicionit.

Bushati beson se derisa akuzat e shkëmbyera mes të dy palëve do të jenë të mjaftueshme për të thyer ndonjë koalicion tjetër, ajo nuk do ta thyejë atë mes socialistëve dhe LSI-së.

“Këto dy parti konsiderohen që të bashkëjetojnë”, tha Bushati, duke shtuar se kjo është pavarësisht “divergjencave të mëdha” të tyre në një numër çështjesh.

Arsyeja për këtë bashkëpunim të vazhdueshëm, sipas Bushatit, është që secili varet nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për fitore në zgjedhje.

“Socialistëve me çdo çmim u duhet një tjetër aleat i madh brenda koalicionit të tyre në mënyrë që të ketë një qeveri të butë pas zgjedhjeve të qershorit”, tha ai për socialistët, duke shtuar se LSI-ja po ashtu nuk mund të largohet nga koalicioni nëse dëshiron të mbetet në qeveri.