Foto: ZKM

Haradinaj: Radoiçiqi mënyrë për ta goditur Ramushin kur është i padëgjueshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kritikave për marrëdhëniet e tij me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq është në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Takimet e Haradinajt me Radoiçiqin ishin krikituar shpesh në mënyrë indirekte edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Haradinaj tha se takimet e tij me Radoiçiqin ishin bërë në interes të vendit dhe integrimit të veriut.

Sipas tij, emri i tij po përdoret për sulm politik ndaj Haradinajt.

“Sot nuk mundem me e vlerësu dikënd që është në ndjekje penale. Kjo është mënyra qysh me e goditë Ramushin kur është i padëgjueshëm, qysh Presidenti Thaçi me e goditë Ramushin apo dikush tjetër kur nuk po ia zbaton do pikëpamje të tyre dhe atëherë hajde pra me Milanin. Jom taku me të unë, me Milanin e Presidentin”, tha Haradinaj.