
Haradinaj me mesazh për Thaçin rreth ‘ndryshimit të kufijve’
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë ceremonisë qendrore për 20 vjetorin e çlirimit tha se për shumë kohë populli i Kosovës e ka kërkuar lirinë.
“Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zotëri President, ju e ndalët spastrimin etnik. Sot një popull i rilindur ju falënderon përjetë dhe për për këtë i takojmë botës suaj, botës së popujve të lirë që udhëheq Amerika”, tha kryeministri.
Ai ndër të tjerash pati edhe një mesazh për presidentin Hashim Thaçi, rreth idesë për “korrigjimin e kufijve”.
“Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiq që ta njeh Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë. Brezave të tjera tua lëmë lirinë, respektin e jo luftën për territore e kufij”,tha ndër të tjerash kreu i ekzekutivit të Kosovës.