Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i Ibrahim Rugoves Foto: KALLXO.com

Haradinaj bën homazhe të varri i Rugovës, përkujton ushtarët e tij

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

Së bashku me një pjesë të kabinetit të Qeverisë, Haradinaj vendosi një kurorë lulesh para varrit të Rugovës.

“Rugova, me rreshtimin përkrah Perëndimit dhe në miqësi të përhershme me ShBA-në, ridëshmoi fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim”, ka shkruar Haradinaj pas homazhit.

“Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës. Pusho i qetë, President!”, ka shkruar tutje Haradinaj.