Haki Abazi: Macron dhe Merkel dhanë mesazh të qartë për idenë e kufijve

Analisti politik, Haki Abazi një ditë pas mbajtjes së Samitit të Berlinit, tha se liderët europianë kanë dhënë mesazh të qartë në lidhje me idenë për ndryshimin e kufijve.

“Rregulloni shtëpinë tuaj, nuk ka ndryshim të kufijve, Ballkani është çështje e Evropës. Nuk ka se si të jenë më të qartë liderët Evropian, e direkte porosia e thjeshte por determinuese për Ballkanin. Ka kohë që është pritur një lidership i këtillë në Evropë. Kosova dhe Bosnja nuk ndahen për hatër të askujt”, ka shkruar Abazi në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se kontribut i kësaj ideje ishte edhe kryeministri Edi Rama, që sipas tij  Rama ra në kurthin e diskursit të tij të pamenduar mirë.

“Një fiasko e politikës së jashtme e cila bëhet bazuar në kaprica dhe inate dhe në përllogaritjet e përkrahjes së ekonomisë së kriminalizuar të rajonit në zgjedhje dhe fushata elektorale. Qeveria e Shqipërisë kishte dhënë parëseve përkrahje ndarjes së Kosovës apo siç e quante Thaçi, kompromisit te dhimbshëm. Pazari që kishin bërë për të arritur amnistinë nga Gjykata Speciale për Thaçin do t’i jepte Serbisë toke dhe një amnisti për të gjithë kriminelet. Rama viktimizoi Ditmir Bushatin për faktin se ai e kishte të qartë se çfarë do të thoshte për Shqiptarët dhe aq më tepër kishte kuptuar që ky moment do të vinte”, ka shkruar Abazi.

Ai tha se Rama do të duhet të zgjedhë ndërmjet ndarjes së Kosovës dhe marrjes së dritës së gjelbërt për hapjen e negociatave, ku Gjermania dhe Franca luajnë rolin kryesor.

“ Rama do të duhej t’i kërkonte falje publikisht Ditmir Bushatit për tentimin për ta dëmtuar fuqinë e tij politike. Marrëdhënia me opozitën ne Shqipëri gjithashtu portertizon mungesën e vizionit dhe ideve për të dërguar Shqipërinë drejt zhvillimit. Samiti i Berlinit i ka treguar Ramës që lufta me media dhe fyerja e denigrimi medias është stili Trump por jo edhe i liderëve Evropian”, ka shkruar Rama.

Abazi po ashtu përmendi edhe nisjen e delegacionit të Kosovës për në Berlin me aeroplan të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Për Kosovaret, qe nga nisja me aeroplanin privat te Pacollit që është kundër çfarëdo protokolli të shtetit e deri te fjalimet e çakorduara dhe pas asnjë sens në ambasadën e Kosovës të zbukuruar me bandashat e plastikës, e deri tek nervozizmi eksplodues e animalistik i Thaçit për dështimin përfundimtar”, tha ai.

Tutje Abazi tha se Merkel dhe Macron i dhanë një mesazh presidentit Thaci se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Dhuratave të Thaçit per Vucicin ju ka daluar afati. As korrigjim, as ndarje, as shkëmbim e as kompromis te dhimbshëm. Tentimi për te minimizuar rëndësinë e takimit në Berlin tregon nivelin e rrezikut për vendin që barte me vete ky njeri. Ai dëshiron që çështjen e fatit të Kosovës ta diskutoje neper birucat e fshehta me lojëra te atyre qe shkruajnë libra të pavërteta dhe takohen nëpër skutat e qelbura të nëntokës.  Kur dolën mbi 50 mijë qytetarë me 29 Shtator të vitit të kaluar në proteste kundër Thaçit dhe ideve të tij për ta ndarë Kosovën, ai iku ne liqenin e Ujmanit. Kur Merkel dhe Macron i thanë se nuk ka ndarje e as shkëmbim, ai futi bishtin nënkëmbë dhe tentoi të fliste për liberalizimin e vizave”, tha Abazi.

Dje u mbajt Samiti i Berlinit i organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në këtë takim porositi që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.

Merkel po ashtu tha se në kuadër të këtij samiti do të diskutohet hapur për të gjitha sfidat.

Nga ana e tij, presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjithashtu porositi që në kuadër të samitit të diskutohet hapur për të gjitha opsionet që janë në tryezë sa i përket Serbisë dhe Kosovës.

https://kallxo.com/merkel-zgjidhja-kosove-serbi-te-mos-behet-ne-dem-te-vendeve-tjera/

https://kallxo.com/haradinaj-ne-samitin-e-berlinit-rishikimi-i-kufijve-mund-te-coje-edhe-ne-dhune/

https://kallxo.com/thaci-do-te-punoj-per-bashkimin-e-lugines-se-presheves-me-kosoven/

.