Hahn: MSA Nuk i Zgjidh Problemet e Brendshme të Kosovës

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, tha sot në Kuvendin e Kosovës se vendi duhet të angazhohet vet që t’i trajtojë problemet e brendshme.

Sipas tij, Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim nuk ia ofron Kosovës këtë zgjidhje.

“Kjo marrëveshje nuk do t’i zgjidhë problemet tuaja të brendshme”, tha Hahn në adresimin e tij në institucionin i cili po mbahet i bllokuar tash e dy muaj dhe po funksionon vetëm atëherë kur vijnë mysafirë nga jashtë.

“Kjo marrëveshje poashtu ndihmon bashkëpunimin tonë dhe Kosova duhet angazhohet për një përmirësim të mundshëm të marrëdhënieve me Serbinë”, tha Hahn.

“Kosova do të duhet t’i implementojë marrëveshjet e arritura me Serbinë. Kjo nganjëherë kërkon vendime te vështira deri në kompromis por kompromiset duhet të mbrohen”, tha Hahn përderisa përballë tij deputetët e opozitës mbanin të ngritur dy banerë që bënin kërkonin vëmendjen e tij pikërisht për të kundërtën e asaj që Hahn po dërgonte porositë e Brukselit.

Sipas Hahn, dialogu me Serbinë nuk duhet të konsiderohet pengesë, por mundësi për integrimet rajonale.

“Pa dialogun, Kosova mund të humb shumë”, tha ai.