Zvicra Ekstradon një Kosovar në Serbi

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se autoritetet serbe presin që Nuhiu të arrijë në Serbi disa ditë pasi Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e refuzoi apelin e tij kundër vendimit të Zvicrës për ektradim,

Gjykata Federale Supreme e Zvicrës vendosi më 7 mars që Nuhiu duhet të ekstradohet në Serbi në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar që policia serbe lëshoi një vit më parë.

Ekipi ligjor i Nuhiut apeloi në Strasburg, duke kërkuar anulimin e vendimit të Zvicrës, por ky apel u refuzua të premten.

Serbia e ka akuzuar Nuhiun, ish-anëtar i UÇK-së dhe qytetar i të dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, për burgim të paligjshëm, torturim, përdhunim, kërcënim, terror dhe plaçkitje të civilëve serbë dhe të tjerë civilëve joshqiptarë në zonën e Gjilanit në Kosovë, në vitin 1999.

Sipas deklaratave, Nuhiu ka torturuar dhe vrarë 80 persona, ndërsa 153 të tjerë ishin torturuar dhe liruar, midis fillimit të qershorit deri në dhjetor të vitit 1999. 34 persona të tjerë janë ende të zhdukur.

Të akuzuarit dyshohen se i kanë mbajtur civilët në bodrumin e një shkolle, ku ai dhe kolegë të tij i kanë torturuar dhe përdhunuar, ndërsa trupat e tyre ishin prerë në copa dhe hedhur në kontejnerë, dhe më pas në liqen.

Gjykata Speciale e Beogradit, aktualisht, po gjykon për herë të dytë nëntë anëtarët e të ashtuquajtur Grupi i Gjilanit.

Më parë, një gjykatë mori vendim më 21 janar 2011, për ngjarjet në zonën e Gjilanit, duke i dënuar nëntë veta me gjithsej 101 vjet burgim.

Gjykata e Apelit në Serbi e hodhi poshtë gjykimin në 7 dhjetor dhe e dërgoi rastin për rigjykim.

Policia serbe i arrestoi nëntë të pandehurit në 2008 në Preshevë, një qytet në Serbinë jugore afër Kosovës me popullatë shumicë shqiptare, ndërsa tetë anëtarët e tjerë të grupit, duke përfshirë Nuhiun, mbetën në arrati.

Sipas raporteve të medias, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo e Drejtësisë, si dhe ambasada e Kosovës në Bern kanë qenë në dialog konstant me autoritetet zvicerane për të ndaluar ekstradimin e Nuhiut në Beograd, duke thënë se atje do të keqtrajtohej.

Ambasada e Kosovës në Zvicër tha se do t’i kërkojë ambasadës zvicerane në Beograd ta monitorojë nga afër rastin në Gjykatën e Beogradit.