Ujku i Vetmuar

I lindur më 1960 në Çajlë, fshat afër Gostivarit, një qytet i banuar kryesisht me shqiptarë në perëndim të Maqedonisë, si një numër i politikanëve të njohur shqiptarë Rufi Osmani ka studiuar ekonominë në Prishtinë në vitet e 80’ta.

Pas kthimit në Maqedoni, ai ishte zgjedhur në Parlamentin maqedon në vitin 1994 si i pavarur por shërbeu vetëm dy vite të mandatit të tij para se të bëhej kryetar i Gostivarit, me përkrahjen e Partisë Demokratike Shqiptare, PDSH.  

Një figurë e respektuar në komunitetin më të madh të shqiptarëve të Maqedonisë, ai ishte arrestuar në vitin 1997 për valimin illegal të flamurit shqiptar nga kuvendi i Gostivarit. 

Në atë kohë, ai dhe kryetari i Tetovës, Alajdin Demiri, ishin duke udhëhequr fushatën për qytetet kryesisht shqiptare që të lejohen për të vendosur flamurin shqiptar në ndërtesat e kuvendeve komunale. Ata kanë fituar të drejtën për ta bërë atë.  

Pas intervenimit të policisë në Gostivar më 9 korrik, 1997, që përfundoi në dhunë dhe me vdekjen e tre personave, Osmani u burgos me 14 vite për valimin e një flamuri të huaj dhe kësisoj kishte shkelur kushtetutën. 

Më vonë, dënimi u zvogëlua në shtatë vite. Në vitin 1999, pasi kishte kaluar pothuajse dy vjet burg, ai u lirua në bazë të një ligji mbi amnistinë. 

Pas lirimit të tij, Osmani ndërpreu lidhjet më ish partinë e tij, PDSH’në, e udhëhequr nga Arben Xhaferi, me sa duket kishte ndjenjën që PDSH nuk i kishte dhënë përkrahje që ai kishte pritur [megjithatë PDSH në të vërtetë kishte shtyrë për ligjin për amnistinë në vitin 1999 si partner i ri në qeverisje me VMRO-DPMNE.]   

Pas lirimit të tij, Osmani nuk ishte përfshirë në politikë për disa vite, duke punuar në akademi. 

Ai refuzoi një ftesë në vitin 2002 për t’iu bashkuar një partie tjetër kryesore shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI.

Para se të bëjë kthimin në politikë në vitin 2009, ai kishte thënë se nuk do t’i kthehej politikës gjersa kultura politike në Maqedoni mbetet e “kriminalizuar”, duke iu referuar besimit të përhapur se shumica e partive mbështeten në marrëveshje të mira me prapavijë mafioze. 

Pas lirimit nga burgu, ai shfrytëzoi kohën për të përfunduar magjistrimin në ekonomi në vitin 2002 dhe në vitin 2005 ai u bë doktor i shkencave ekonomike. Ai po ashtu ligjëroi si profesor, në atë kohë ilegale, tani financuar nga shteti, në Universitetin e Tetovës nga 1994 deri 2003, dhe në atë privat, universiteti i Europës Juglindore, po ashtu në Tetovë.

Osmani ishte zgjedhur përsëri kryetar i Gostivarit, duke i hyrë garës si i pavarur në prill 2009. Dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të caktuara për 5 qershor, 2001 ai më në fund vendosi për të krijuar partinë e tij, Rilindja Demokratike Kombëtare, RDK. 

Një parti shqiptare nacionaliste, RDK’ja, thotë ai, do të punojë për të kryer të gjitha reformat që partitë tjera dështuan për t’i mbikqyrur, duke i përfunduar format e fundit të represionit të përjetuara nga shqiptarët etnikë të Maqedonisë dhe duke i bërë ata një popull të plotë e përbërës. 

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 5 qershor, Rilindja Demokratike Kombëtare, RDK fitoi 29,132 vota apo 2,69% dhe ka dy deputetë në kuvendin e Maqedonisë. 

Ky artikull është publikuar në Balkan Insight më 19 prill, 2011.