Furra në Pejë që ushqen nevojtarët
Vetura të parkuara dhe kalimtarë e rrethojnë një furrë të vogël buke dhe pastiçieri në Pejë.
E vendosur afër stacionit të autobusëve, furra “Dielli” në Pejë sheh qarkullim të madh të njerëzve dhe ka krijuar klientët e rregullt që vijnë për “samuna”, pjekurina e ëmbëlsira.
Përveç kësaj, një pjesë e bukës që e prodhon kjo furrë shërben për t’i ushqyer njerëzit që nuk kanë mundësi të paguajnë.
Djali i pronarit të furrës, Asdren Maroshi tregon se lypësit e kësaj zone vijnë e marrin bukë çdo mbrëmje.
“Zakonisht kiflet dhe bukët që mbesin në mbrëmje ua japim lypsave” tha ai.
Megjithatë, eksperienca e personave që frekuentojnë furrën tregon se furra është e gatshme të dhurojë bukë në çdo kohë për lypësit, sidomos fëmijët, që vijnë dhe kërkojnë para.
Ai thotë se numri i personave që vinë të marrin bukë e nuk ka mundësi pagesë është i lartë.
“Brenda ditës vinë të paktën 15 vetë” tregon ai.
Sipas Maroshit biznesi që udhëheq familja e tij humb rreth 100 euro në ditë nga bukët që jep pa pagesë.
Në furrë punon edhe Jeton Maroshi, . Ai tregon se iniciativës së tyre për dhurimin e bukës i ka kontribuar edhe një mërgimtare që ka ofruar një shumë të vogël të të hollave që të paguhen bukët për personat në nevojë.
Furrat janë disa nga bizneset e vetme në Kosovë që nuk janë mbyllur edhe gjatë kohës së masave izoluese të pandemisë COVID-19.
Rituari humanitar nuk është ndalur nga kjo furrë edhe në kohën e pandemisë dhe sipas pronarit do të vazhdojë.
“Ne e bëjmë për arsye humane, me na ditë ai nalt” thotë Asdren Maroshi.