Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës në muajin qershor

Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 qershor deri më 30 qershor 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit qershor:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 qershor – 30 qershor 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

 

Gjatë monitorimit të vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 642 aktgjykime ose 36 më shumë se ato që BIRN dhe FOL kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim vjen si pasojë e publikimit të dyfishtë të aktgjykimeve, publikimit të një aktvendimi, si dhe probleme të tjera në publikimin e akgjykimeve në uebfaqe. Po ashtu, gjatë qershorit është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në Departamentin e Kundërvajtjes, ose kanë dalë në pension. Këto mangësi janë vërejtur gjatë verifikimit të detajuar nga BIRN dhe FOL.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbatja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.