Ish-zyrtari i UNDP-së Dënohet për Pedofili

Mark Standish, 48, një ish mësues që punonte në një shkollë në fund të viteve 1980 e cila bëri nam kombëtar, kur tre mësues u burgosën me nga 10 vjet për vepra të rënda seksuale ndaj nxënësve të tyre, ndërsa ky ka arritur të fsheh të bëmat e tij, shkruan portali Dailymail. .

Sipas UNDP-së në Kosovë, Standish kishte punuar për këtë organizatë të OKB-së deri në prill 2011 me emrin Alex.

Standish kishte dhënë dëshmi në prokurori kundër tre të akuzuarve në vitin 1991. Mirëpo, ai kishte mbetur në radarin e policisë gjersa viktima e tij, i cili në atë kohë ishte 14 vjeçar, dhe tani 38, doli para dhe foli për të bëmat e Standishit.

Standish, i cili në Kosovë ka punuar me emrin Alex, ishte drejtor i programit të sektorit të sigurisë në UNDP ishte detyruar të braktis këtë punë pasi ishte dënuar nga një panel gjyqësor pas një gjykimi 10 ditor, muajin e kaluar.

Në gjykatë, Standish, i cili jeton me partnerin e tij, nuk ka treguar asnjë emocion ku ai u dënua nga gjykatësi Stephen John në Gjykatën Reading Crown dje, me 19 mars.

Në kohën kur Standish punonte si mësues, shkolla kishte lejuar një sistem ku prindërit do të jepnin paratë e imëta për fëmijët e tyre dhe të cilat para do t’i kontrollonin mësuesit. 

Standish ka lejuar viktimën që të shpenzojë më shumë se që kishte dhe më vonë e detyronte që të shpaguante ato para – duke e kërcënuar atë se do t’i tregonte prindërve të tij nëse ai nuk bënte siç thoshte ai. 

Ai e detyronte atë të bëjë ushtrime fizike në kthinën e tij personale në shkollë, përfundimisht duke e shtyrë atë t’i bëjë lakuriq.

Viktima i kishte thënë gjykatës se si Standish kishte përparuar në abuzimin e tij seksual – me sulmet të cilat vinin e u bënin keq e më keq. 

Kur shkolla u godit nga titujt kryesore në fund të vitit 1980 pas shpërthimit të skandalit, Standish për të mbuluar veten dhe duke dashur që viktima të mos raportoj për të – kishte këshilluar prindërit e tij që të tërheqin atë nga shkolla. 

Viktima në deklaratën e tij, tregon gjykatësi, kishte pësuar keq me probleme të ndryshme, si ato seksuale dhe nuk kishte mundur të krijoj marrëdhënie më ndonjë femër. Ai kishte probleme edhe me alkool.  

Gjatë seancës, gjykatësi iu drejtua Standish-it: “Ju keni pasur një karrierë të dobishme dhe mbresëlënëse me punën e fundit në Kosovë si drejtues i programit të sektorit të sigurisë në OKB.” 

Gjykatësi John në seancë tha se ishin gjetur letra dhe vizatime revoltuese në çantën e tij të cilat juria i kishte përjashtuar shumicën e tyre pasi që ato ishin shumë acaruese.

Përveç dënimit me katër vite heqje lirie, Standish është vendosur në regjistrin e Sulmuesit Seksual të përjetshëm dhe është diskualifikuar në punën me fëmijë. 

Standish, i veshur me kostum të kaltër, nuk ka treguar asnjë emocion gjersa largohej nga gjykata për në burg. 

Alex Standish, lindur më 1963 është një analist inteligjence dhe ekspert ushtarak. Përveç punës së fundit në Kosovë, ai ka punuar në BBC si producent i programit Panorama dhe në gazetën prestigjioze The Economist.

Publikimet e tij përfshijnë Kosovo One Year On: the Crisis and its Consequences (CRCE, 2000) dhe ishte bashkë autor i Identitetet Shqiptare: Miti dhe Historia (Hurst, 2002).

Zyra e UNDP-së në Kosovë nuk ka dashur të komentoj për ish punëtorin e saj.