Qëndrimet e Muharrem Svarqës për, shamitë, martesat e homoseksualëve, autostradën e Dukagjinit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Sfarqa, në një intervistë të KALLXO.com ka thënë se kauza e tij dhe e partisë së tij është rritja e gjendjes ekonomike dhe sociale, forcimi i shtetit ligjor dhe krijimi i hapësirave për investime.

Ai gjithashtu ka dhënë qëndrimet e tij sa i takon disa prej temave specifike të cilat morën vëmendje mediatike si dhe u diskutuan shumë në opinion e shoqëri.

Tutje, Sfarqa, ka thënë se edhe nëse LDK vendos që ai të marr një post ministror, nuk do ta refuzoj.

Nevoja e Komunës së Ferizajt sipas Sfarqës, njëherit ky edhe ish- krytarit të po kësaj komune, është hekurudha e cila lidh dy pjesët e qytetit.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë me Muharrem Sfarqën:

KALLXO.com: Cila është kauza të cilën keni me e shty nëse bëheni deputet?

Muharrem Svarqa: Realisht kauza ime do të jetë realizimi i programit qeverisës së kryeministres së ardhshme i zonjës Vjosa Osmani, që është produkt i një pune të palodhshme të Lidhjes Demokratike dhe lidhjes së ekspertëve të lamive të ndryshme të cilët në baza vullnetare kanë ofruar idetë e tyre për t’i vënë në funksion të inkorporimit të një programi I cili ka për qëllim rritjen e gjendjes ekonomike dhe sociale, forcimin e shtetit ligjor, krijimin e kushteve dhe hapësirave për investime dhe për sigurim të kapitalit të huaj nga investitorët e jashtëm, për të cilët Kosova ka nevojë më shumë se çdo herë më parë, të cilët për fat të keq nuk  kanë pasur përvoja të mira gjatë përpjekjeve të tyre për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës përmes investimeve të tyre direkte, për investimin e kapitalit të huaj edhe në formë të shërbimeve për krijimin e kushteve për integrim të Kosovës në Bashkimin Evropian ku realisht ne e kemi vendin dhe për përfaqësimin e qytetarëve të Kosovës përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe institucioneve tjera në institucione tjera ndërkombëtare me rëndësi të veçantë në Bashkimin Evropian për të realizuar idenë që edhe qytetarët e Kosovës janë një shtet i vogël dhe një popull i vogël të jenë të barabartë në marrjen e vendimeve për popujt e mëdhenjtë dhe shtetet e mëdha.

KALLXO.com: Kryetar, nëse merrni mandatin, a keni me vazhdu me qenë deputet a po keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Muharrem Svarqa: Realisht unë synoj të jem deputet, gjitha çështjet tjera janë të lidhura me planet që ka partia me këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat ofertat eventuale absolut nuk do t’i refuzoj.

KALLXO.com: Cilat taksa duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Muharrem Svarqa: Unë mendoj që taksat e bizneseve gjysmë legale dhe ilegale që konsiderohen dhe që realisht operojnë në të zezë dhe që lënë pasoja për njerëzit tanë dhe për shëndetin e qytetarëve po edhe për degradimin eventual mendoj që duhet të rriten, ndërsa taksat e bizneseve themeluese edhe ato që janë taksa komunale mendoj që duhet të hiqen së paku për operime trevjeçare ose të gjenden forma të pagesave sistematike duke pausr edhe participimin e shtetit sidomos për zhvillim ekonomik.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Muharrem Svarqa: Do të shikojmë së bashku edhe me kolegët tjerë të cilat ndërlidhen me mirëqenien sociale do ta kenë prioritetin kryesor dhe çështje që në mënyrë direkte ose indirekte do ndikojnë në përmasimin e jetëve të qytetarëve si edhe amendamenti kryesor që është më i rëndësishmi dhe më se i dobishëm që është krijimi i sigurimeve shëndetësore që për fat të keq nuk kanë filluar të aplikohen tani.

KALLXO.com: A mund të na tregoni shkurt tri nevojat kryesore prej komunës prej nga vini?

Muharrem Svarqa: Nevojat kryesore së Komunës së Ferizajit kanë lidhje me hekurudhën që është një nga nevojat etike që i jep frymë edhe funksionit të qytetit që qytetarët të kenë qasje të pandërprerë për bashkimin e qytetit pa pasur nevojë për ndërhyrje të tjera që në një mënyrë janë improvizim i asaj që po ndodh sot, për mungesë të asaj që duhej të ndodhte, duke pasur nevojat e bizneseve duhet kërkuar me ngulm edhe qasja ne autostradën Arbër Xhaferi, e cila është njëra nga arteriet kryesore e cila ka anashkaluar Ferizajn ashtu si autostrada Ibrahim Rugova. Po ashtu do punojmë për punimin e një tuneli në malin e Jezercit që del në autostradën Ibrahim Rugova e cila e shkurton rrugën gati për 15 minuta e cila i nevojitet Ferizajt. Në mënyrë që ferizajasit atëherë kur kanë nevojë të marrin drejtime e tyre kanë nevojë të zbresin nga qyteti të nisen nga drejtimet për nga dëshirojnë.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Muharrem Svarqa: Asnjeherë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Muharrem Svarqa: Asnjeherë.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Muharrem Svarqa: Unë mendoj që mund të flasim për ndonjë diskriminim pozitiv  nuk e mendoj që ka  diskriminim në kuptimin institucional ose të organizuar ose përmes formave të instrumenteve të ligjit por do të punoj më tejë për pozitën e grave, të rinjëve në mënyrë që të mërrënedhe me probleme madhore të jëtë konform dijeve tyre në mënyr që të rinjët tanë të mos jenë inferiorë kundrejtë të rinjëve të shtetve të zhvilluara për shkak se mendoj se meritojnë dhe janë pasuri mbi të cilën duhet investuar, poashtu do të punoj për shtresat e varfëra  që të krojojnë kushte dhe të kenë përfshirje në punësime, jo pëe të garantuar ndonjë punësim në institucione por por për të krijuar lidhje me biznese që në mënyë të pavaruar që do zgjedhin njerëz që nuk dinë adresat e tyre.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Muharrem Svarqa: Pyllëzimet janë e vetmja mundësi për të krijuar më shumë oksigjen si dhe mbrojtjen e ambientit nga hudhja e mbeturinave por edhe funksionalizmin e kompanive të pastrimit të cilat për fa të keq më shumë shkrujnë raporte se sa që janë ato raporte rezultat i punës praktike të cilën e realizojnë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Muharrem Svarqa: Realisht… U realizu kontrata . PËR.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Muharrem Svarqa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Muharrem Svarqa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Muharrem Svarqa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Muharrem Sfarqa: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Muharrem Svarqa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Muharrem Svarqa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Muharrem Svarqa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Muharrem Svarqa: Për mbylljen e tyre.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Muharrem Svarqa: Kundër monopolit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Muharrem Svarqa: Nuk kam menduar.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Muharrem Svarqa: S’përcaktohna.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Muharrem Svarqa: Për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Muharrem Svarqa: Për ridizajnim.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Muharrem Svarqa: Jam për heqjen.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Muharrem Svarqa: LDK me seli në Prishtinë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Muharrem Svarqa: Vetëm një vend pune. Asnjë vend nuk e kam.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Muharrem Svarqa: Të hyrat mujore janë 208 euro.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me gruan?

Muharrem Svarqa: Po, bashkërisht me bashkëshorten.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Muharrem Svarqa: Në spital publik.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Muharrem Sbarqa:Dëshiroj me qenë i shëndoshë.

KALLXO.com: Po qe në rast se?

Muharrem Svarqa: Ku shërohen të gjithë qytetarët.

KALLXO.com: Fëmijët e juaj a janë në shkolla publike a private?

Muharrem Svarqa: Fëmijët e mijë, dy vajzat kanë qenë në studime në Universitetin publik në Prishtinë. Njëra vazhdon vitin e katërt gjermanishten, djali e ka kryer në Stardfordshir.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Muharrem Svarqa: Gjithë familjarët i kam të papunë. Të shoqen dhe dy fëmijët që i kam këtu edhe djalin e dhe vajzën dhe vet jam i papunë.

KALLXO.com: :  Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Muharrem Svarqa: Në bazë të asaj që ka pas me participim të Qeverisë 51% të aksioneve i ka shteti.

KALLXO.com:  Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Muharrem Svarqa:  Vetëm me hekurudha.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashëgimia juaj si deputet?

Muharrem Svarqa: E thashë.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Muharrem Svarqa: Duhet me laboru ma gjatë. Unë mendoj që Qeveria ka me qenë shumë funksionale që ska me pas nevojë më parashtru pyetje megjithatë pyetje që ndëerlidhen. Nuk mundem me llogarit 7 ose 8 në vit.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Muharrem Svarqa: Të panumërta dhe të përditshme që qytetarët kanë nevojë.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Muharrem Svarqa: Më të vjetra se 10 vjet janë potencialisht janë makina që ndotin ambientin dhe  kriterin për të pasur katalizatorë sipas BE.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjesë?

Muharrem Svarqa: Besoj që çdo tremujorësh nga një.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Muharrem Svarqa: Po.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Muharrem Svarqa: Jo.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Muharrem Svarqa: Më së shumti dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Muharrem Svarqa: Asnjëherë.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Muharrem Svarqa: Po.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Muharrem Svarqa: Gjithsesi. Pa problem.