Qëndrimet e Besa Beqirit për taksën, shamitë, martesat e homoseksualëve, e autostradën e Dukagjinit

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Beqiri në një intervistë për KALLXO.com tha se taksat të cilat prekin shtresat shoqërore duhet të ulen.

Beqiri u përgjigj në 46 pyetjet e KALLXO.com, pyetje të cilat prekën tema të cilat morën vëmendje të madhe si në publik ashtu edhe në shoqëri.

Kauza e Besa Beqirit të cilët thotë se do ta shtyjë nëse merr mandatin e deputetes është që të bëhet zë i qytetarëve për sfidat me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.

Tutje Beqiri tregon se nuk mendon të marr ndonjë post ministror por dëshiron të mbetet deputete.

Ajo tregon edhe se tri nga amendamentet e para që pretendon të i propozoj në kuvend do të jenë tema për regjistrimin e nxënësve me kriter, konkurset të bëhen në mënyrë profesionale ku aplikuesit të pranohen në bazë të diplomave universitare shtetërore apo edhe private.

Beqiri thotë se nevoja kryesore e Komunës së Ferizajt prej edhe nga vjen, është shtresa me probleme sociale dhe për këtë çështje ajo shton se qytetarët ballafaqohen çdo ditë.

Ajo tregon se nuk do të ndërroj parti dhe se nuk do të votoj kundër qëndrimit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku është edhe kandidatë për deputete.

Ajo thotë se përkrahjen e saj si deputete do ta kenë të gjithë ata persona të cilët kanë nevojë për ndihma sociale dhe nuk i kanë kushtet e mira ndërsa shton se varësisht nga ligjet do të punoj për të rregulluar dhe pastruar ambientin e ndotur në Kosovë.

Beqiri u pyet edhe për çështjen e ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr.

Ajo thotë se nuk ka përgjigje nëse është pro apo kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr dhe se është kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit.

Tutje Beqiri tregon se është kundër edhe përdorimit të qeseve të plastikës ndërsa shtoi se për shitjen e Telekomit të Kosovës duhet varet nga aksionet.

Ajo shtoi se është kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë si dhe heqjen e tarifës me Serbinë.

Beqiri ka thënë edhe se është kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës ndërsa shton se nuk ka përgjigje nëse duhet mbyllur ose jo Universitetet nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit dhe kundër monopolit në homologim.

Ajo nuk jep ndonjë përgjigje në lidhje me martesat mes gjinisë së njëjtë dhe bartjes së shamive në shkolla.

Ajo shton se është për kuotë për deputetë nga diaspora dhe për ridizajnimin e skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar.

Gjithashtu Beqiri është pro heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën.

Në lidhje me financimin e fushatës, Beqiri thotë se po përkujdeset selia qendrore e LDK-së deri sa shton se tani ka vetëm një vend pune por nëse merr mandatin e deputetes do të jap të gjithë kapacitetin e saj vetëm si deputete.

Ajo tregon se të hyrat mujore të saj janë 500 euro dhe se ka pasuri të përbashkët me bashkëshortin.

Beqiri tregon se viziton spitalet publike nëse ka nevojë për tretman mjekësor dhe se do të veproj ngjashëm edhe nëse fiton besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në kuvend.

Ajo tregon se fëmijët i ka në shkolla publike dhe se shton se për momentin familjarët e saj janë të punësuar.

Ajo shton se është kundër privatizimit të gjigandit Trepça dhe tregon se me çfarë do të kujtohet ajo si deputete.

“Mendoj që për me lanë gjurmë fuqishëm, çështjet sociale që përfshihen fëmijët me nevoja të veçanta familjet që kanë nevojë të ndihmave ekonomike që janë në varfëri të skajshme, familjet që kanë të sëmurë në aspektin shëndetësor, ne si deputet duhet të ngrisim zërin për këtë target grup”, thotë ajo për KALLXO.com.

Ajo thotë se do të parashtroj diku 5 pyetje parlamentare ndërsa takimet me qytetarë do t’i ketë në përditshmëri dhe gjatë vikendeve.

Makinat që dëmtojnë ajrin në Kosovë nuk duhet të importohen në Kosovës sipas Beqirit dhe ajo shton se inicimi i dëgjimeve publike në komisionet ku do të jetë pjese do të varet nga kërkesat e qytetarëve.

Besa Beqiri premton se do të jap dorëheqje nëse ndaj saj ngritët aktakuzë dhe se e voton rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

Ajo thotë se është skeptike në pyetjen se a do të votoj një qeveri me më shumë se 15 ministri ndërsa shton se maksimumi dy zëvendësministra duhet të ketë një ministri.

Ajo gjithashtu thotë se nuk do të votoj për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëz që nuk i plotësojnë kushtet për emërim si dhe do të bëj transparente fondet e partisë dhe fatura e kuvendit apo ministrisë.