Kandidati nga NISMA flet për ridizajnimin e listave të veteranëve të luftës - VIDEO

Këshilltari në detyrë i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tashmë kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Fehmi Hysenaj, në një intervistë për KALLXO.com, ka thënë se nuk do ta ndërrojë partinë se paku edhe për pesë vite.

Hysenaj ka shtuar se do të votojë edhe kundër qëndrimit të grupit të tij parlamentar, në qoftë se një çështje është në interesin e qytetarëve.

Kandidati për deputet, ka treguar edhe kauzën që do ta shtyjë përpara në rast se merr mandatin.

“Po në përgjithësi të gjitha ato kauza që janë në interesin e qytetarëve të Kosovës, pa marr parasysh domethënë, mund të jenë edhe qëndrime të kundërta ndoshta edhe partiake. Por të gjitha ato që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, do t’i shtyj përpara. Të gjitha, çështja e dialogut të shkojë në mënyrën e duhur, të përgatitemi si duhet për dialog në mënyrë që të mos e dëmtojmë vendin”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Hysenaj ndër të tjerash është përgjigjur se është pro ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr “Kosova e Re”, ndërkaq është shprehur kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit, si dhe kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

Kandidati i Nimës ka thënë se është kundër shitjes së Telekomit të Kosovës.

Ai është përgjigjur edhe për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

Këtu në mënyrën qysh është projektuar jam kundër, por me një përmirësim jam për. Çështja është që të revidohet pak, të mbete siç ka thënë edhe kryetari jonë, zotëri Limaj”, ka theksuar ai.

Kundër, absolutisht”, ka qenë përgjigjja e Hysenajt për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Ndërkaq, ka pasur qëndrim edhe për taksën 100 përqind.

“Jam për heqjen e tarifës nëse hiqet arsyeja për të cilën është vënë. Ajo çka mendoj unë, ne duhet të kemi reciprocitet në shumë gjëra me fqinjët”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Po a është ai për apo kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Aty ku natyra ka bërë mrekullinë e vet ne jemi kundër që t’i dëmtojmë ato bukur natyrore. Por ku e shohim të nevojshme dhe kemi mundësi, potencial për të gjeneruar energji alternative ne jemi për”, është përgjigjur kandidati për deputet.

Kjo është intervista e plotë me kandidatin për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fehmi Hysenaj:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Fehmi Hysenaj: Po në përgjithësi të gjitha ato kauza që janë në interesin e qytetarëve të Kosovës, pa marr parasysh domethënë, mund të jenë edhe qëndrime të kundërta ndoshta edhe partiake. Por të gjitha ato që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, do t’i shtyj përpara. Të gjitha, çështja e dialogut të shkojë në mënyrën e duhur, të përgatitemi si duhet për dialog në mënyrë që të mos e dëmtojmë vendin. Këto janë kryesisht ato të cilat ne do të punojmë. Por, do të ketë edhe çështje të tjera të cilat do të ndikojnë në jetën e qytetarëve, strukturave ose pjesëve të margjinalizuara siç janë pensionistët, studentët e kështu me radhë.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Fehmi Hysenaj: Unë mendoj që po të ishte vullneti im në pyetje do të vazhdoj të jem deputet se është nder të jesh deputet, të përfaqësosh vullnetin e qytetarëve dhe të Kosovës.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Fehmi Hysenaj: Të gjitha ato taksa të cilat e rëndojnë biznesin, nuk do të hyjë tash në specifika, por normalisht që ne jemi parti socialdemokrate dhe do të bëjmë një debat me qytetarët në mënyrë që të marrim kërkesat e tyre, edhe të bizneseve por edhe fermerëve e kështu me radhë. Kryesisht taksat të cilat e stimulojnë zhvillimin e sidomos të bujqësisë, ne do të jemi që t’i lirojmë.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Fehmi Hysenaj: Unë kam qenë pjesë aktive e hartimit të disa ligjeve, në disa prej tyre kam qenë edhe udhëheqës i grupeve punuese. Në të parat ligje që do të punoj seriozisht është Ligji për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës të cilën e kam udhëhequr disa vite dhe për hartimin e koncept-dokumentit, pastaj Ligjin për Fëmijërinë e hershme sepse në të gjitha raportet e progresit ne dalim keq për shkak se s’e kemi ligjin dhe normalisht edhe ligje tjera që rregullojnë fusha të ndryshme, do të jem aty sa herë që lind nevoja që të ketë një amendamentim, por të jem shumë aktiv.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Fehmi Hysenaj: Komuna jonë ka probleme të ndryshme. Problemi kryesor është papunësia. Pastaj zhvillimi i bujqësisë nuk është në nivelin e duhur sepse edhe ato mjete të cilat ipen shpeshherë nuk shkojnë në adresën e duhur. Por edhe arsimi. Jam nga Komuna e Shtimes.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Fehmi Hysenaj: Momentalisht unë lëvizjet i bëj më afatgjate, por edhe po qe se nuk jam pjesë e Nismës, nuk do të shkojë në parti tjetër edhe për pesë vite sigurt.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Fehmi Hysenaj: Po, gjithsesi në qoftë se një çështje është në interesin e qytetarëve, do të votoj edhe kundër grupit tim parlamentar.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Fehmi Hysenaj: Ata të cilët janë të pashpresë, të papunët, studentët e kështu me radhë.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Fehmi Hysenaj: Gjithçka çka është e mundur si deputet për sensibilizim më së pari të opinionit. Do të marr pjesë në çfarëdo aktiviteti që ngritet për këtë qëllim, që iniciohet nga cilado komunë në mënyrë që të kemi ambient sa më të mirë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Fehmi Hysenaj: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Fehmi Hysenaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Fehmi Hysenaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Fehmi Hysenaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Fehmi Hysenaj: Këtu në mënyrën qysh është projektuar jam kundër, por me një përmirësim jam për. Çështja është që të revidohet pak, të mbete siç ka thënë edhe kryetari jonë, zotëri Limaj.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Fehmi Hysenaj: Kundër, absolutisht.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Fehmi Hysenaj: Jam për heqjen e tarifës nëse hiqet arsyeja për të cilën është vënë. Ajo çka mendoj unë, ne duhet të kemi reciprocitet në shumë gjëra me fqinjët.  

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Fehmi Hysenaj: Aty ku natyra ka bërë mrekullinë e vet ne jemi kundër që t’i dëmtojmë ato bukur natyrore. Por ku e shohim të nevojshme dhe kemi mundësi, potencial për të gjeneruar energji alternative ne jemi për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Fehmi Hysenaj: Kundër mbylljeve jam gjithsesi sepse mbyllja e universitetit nuk preferohet besoj që në këtë kohë, në kohët e mëhershme ka qenë një sistem tjetër që ka mbyll shkolla e universitete. Por për profilizim të universiteteve jam gjithsesi sepse universitet që janë Prishtinës, duhet të kenë profile të caktuara që nuk i ka Prishtina në mënyrë që studentët të orientohen.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homologim?

Fehmi Hysenaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Fehmi Hysenaj: Atë që e lejon ligji, unë nuk e pengoj. Mendimi personal është diçka tjetër po atë që e lejon ligji unë nuk dal kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Fehmi Hysenaj: Edhe këtu, e njëjta përgjigje. Ligji momentalisht nuk e lejon. Unë personalisht mund të kem çfarëdo mendimi, por aty ku nuk e lejon ligji unë do të jem pro ligjit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Fehmi Hysenaj: Do të ishte e mirëseardhur bile për një kohë të caktuar të kemi një kuotë nga diaspora por kjo do të mund të bëhej pa e vënë hiç çështjen kushtetuese, ligjore mund vet të ketë vullnet të mirë të partive, që kanë filluar disa parti si edhe partia jonë që kemi anëtarë të diasporës eminent që i kemi kandiduar.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar?

Fehmi Hysenaj: Gjithsesi jam për ridizajnim edhe saktësim se kush është veteran i vërtetë dhe normalisht që kur të bëhet ky ridizajnim do të ketë mjete më shumë për ata që kanë qenë dhe kanë dhënë kontribut  të çmuar për lirinë e vendit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Fehmi Hysenaj: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Fehmi Hysenaj: Disa miq, familja ime, shokët e mi. Një pjesë të shpenzimeve çka janë operative i merr sigurisht edhe subjekti im, fushatën personale. Unë nuk kam vendos të harxhoj shumë. E vetmja adrese e imja është rrjeti social. As nuk kam planifikuar por nuk e  shoh të udhës të harxhoj shumë në bilborde, reklama televizive e kështu me radhë. Përndryshe do të jem një prej atyre që më së paku do të harxhoj në këtë fushatë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Fehmi Hysenaj: Unë e kam vetëm një vend pune momentalisht. Është vendi i punës këtu këshilltar. E kam një angazhim katër orë me një universitet. Askund tjetër vend të punës nuk kam dhe do të ishte mirë që secili, sidomos në vendet ku janë të ndjeshme siç është Ministria e Arsimit por edhe ministritë tjera, i mjafton bile nuk i del ai vend i punës për punët që i ka një dikaster qeveritar e sidomos arsimi sose shëndetësia. Nëse zgjidhem deputet, ju garantoj që nuk do të kem vend tjetër pune.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Fehmi Hysenaj: Të hyrat mujore sillen dikun rreth 2 mijë e 200-300 euro kështu që i marr. Komplet pasuria ime është diku afër 70-80 mijë euro.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me gruan/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkërisht?

Fehmi Hysenaj: Po, po shtëpinë e kam timen por nuk e kam ende mbi vete, një arë e kemi të përbashkët me vllaun që na e kanë lënë prindërit dhe oborrin aty. Asgjë tjetër. Të përbashkëta nuk i kemi në emër tonin, vetëm i shfrytëzojmë sepse i kemi blerë .

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Fehmi Hysenaj: Çdo herë, sa herë jam sëmurë ose që kam pasur ndonjë shqetësim që skam pasur sëmundje të rëndë. Gjithmonë në spitale publike.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Fehmi Hysenaj: Përveç në rastet kur institucionet tona shëndetësore nuk mund ti dalin zot asaj pune, përndryshe gjithmonë në institucionet publike në Kosovë dhe Shqipëri normalisht se kam miq shumë të mirë në Shqipëri dhe shpeshherë për çfarëdo shqetësimi, dal edhe atje.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Fehmi Hysenaj: Të gjithë në shkolla publike. Dy studentë dhe dy nxënës.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Fehmi Hysenaj: Të gjithë i kam pa punë dhe përveç në qoftë se punësohen vetë sepse unë s’do ta punësoj asnjë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbet nën qeverisjen shtetërore?

Fehmi Hysenaj: Unë po mendoj që pasi që të vijë arsyetimi kryesor, do ta marr vendimin e duhur. Të dyja këto janë të pranueshme, por do ta bëjmë vendimin më të mirë. Normalisht që Trepça është pasuri e Kosovës.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Fehmi Hysenaj: Tash nuk kam menduar për këtë pyetje, mirëpo zakonisht projektet të cilat i prekin shumicën e qytetarëve me atë projekt e kisha kushtëzu votën. Ose ndonjë ligj që është shumë i nevojshme  që qeveria ose parlamenti e zvarritë.

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti/puna me të cilën keni me lanë gjurmë/trashëgimia juaj si deputet?

Fehmi Hysenaj: Pikë së pari komunikimi me qytetarë, me ata që më japin besimin do të jetë i një lloji të veçantë. Ka pasur iniciativa por nuk kanë shkuar deri në fund dhe kjo do të vazhdojë, do të kem komunikim të rregullt  në ato zyret që i përmenda më herët të deputetit.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Fehmi Hysenaj: unë po mendoj që shumë. Ka shumë gjëra që çalojnë. Nëse duhet me dhënë numër, mendoj që minimum 40 pyetje parlamentare vetëm nga unë.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajt gjatë një viti/mandati?

Fehmi Hysenaj:  Takime me qytetarë, të panumërta takime individuale, por takime publike e kështu, sa herë që të ketë nevojë do të jem aty, do të jem zëri i qytetarëve. Zakonisht unë dy herë në javë mendoj që të jem në atë zyre ku i takoj qytetarët dhe në ato dy herë në jave do të mblidhen frekuencat varësisht, fillimi do të jetë më i pakët, por më vonë do të jetë numër më i madh i tyre që do të kërkojnë ndihmë. Dhe takimet do të jenë së paku 10 në javë, 40 në muaj.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Fehmi Hysenaj: Kështu si është, është në rregull, më të vjetra se 10 vite ndikojnë në ambient.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu në komisionet ku keni me qenë pjesë?

Fehmi Hysenaj: nëse duhet numër, këtu nuk jam në gjendje të jap numër sepse krejt varet prej dinamikës, mirëpo unë po mendoj që sa herë që të jetë e nevojshme unë fokusin e kam këtu.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Fehmi Hysenaj: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Fehmi Hysenaj: Po.

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Fehmi Hysenaj: Po.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Fehmi Hysenaj: një ministri sipas meje, dallojë tash nuk janë krejt ministritë njësoj. Ministria e Arsimit që është një prej ministrive më të nevojshme për të pasur zëvendësministra, për mendimin tim duhet ti ketë më së shumti edhe dy. Tjerat dikastere shumica vetëm një.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Fehmi Hysenaj: Jo.

KALLXO: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Fehmi Hysenaj: Kjo varet prej strukturave të partisë, sa i përket anës time jam që të bëhen transparente dhe ashtu duhet të behet edhe ligji dhe duhet secili të jetë transparent në këtë drejtim, të shifet se sa të hyra gjeneron, çfarë aspekti po garon, sepse kur një parti pe llogarisë i ka 10 milionë për fushatë dhe një parti tjetër i ka 200 mijë nuk janë as në aspektin financiar as para ligjit as para njerëzve barabartë.

KALLXO.com: A keni me i hap dokumentet/faturat në kuvend/ministri?

Fehmi Hysenaj: Gjithsesi, çdo faturë.