Kandidati i LDK-së është pro privatizimit të aseteve publike

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Drilon Pira në një intervistë për KALLXO.com i është përgjigjur 46 pyetjeve duke dhënë qëndrimet e tij për tema specifike.

Pira ka thënë se është pro privatizimit të aseteve publike ndërsa pasi që sipas tij në këtë mënyrë krimi e korrupsionit do të qëndroj më larg siç ka thënë ai duarve të qeveritarëve.

Gjithashtu Pira ka thënë edhe se është pro  heqjes së tarifës me Serbinë ndërsa kauzat të cilat pretendon që do t’i shtyjë nëse merr mandatin e deputetit do të jenë çështjet rinore dhe artistike.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të LDK-së , Drilon Pira. 


KALLXO.com:
 Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Drilon Pira: Kauzat rinore dhe artistike.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Drilon Pira: Nuk e di

KALLXO.com: 
Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Drilon Pira: Me u ul IT dhe mjetet e konkretizimit shkollor ndërsa me u ngrit padyshim duhani alkooli.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Drilon Pira: Rinore dhe artistike

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Drilon Pira: Kyçja ne autostradë trajtimi I ujërave te zeza dhe avancimi I  çështjes se gruas.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Drilon Pira: Jo.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Drilon Pira: Po

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Drilon Pira: Artistët

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Drilon Pira: Do të ngrisim çështje në kuvendin e Kosovës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Drilon Pira : Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Drilon Pira: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Drilon: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Drilon Pira: Pro

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Drilon Pira : Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Drilon Pira: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Drilon Pira: Pro.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Drilon Pira: Kundër .

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Drilon Pira: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Drilon Pira: Kundër monopolistë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Drilon Pira: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Drilon Pira: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Drilon Pira: Pro.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Drilon Pira: Pro dizajnimit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Drilon Pira: Pro heqjes.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Drilon Pira: Vet me kredi.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Drilon Pira:   Kam një vend pune vetëm një vend do ta mbaj

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Drilon Pira: Pagë e mësimdhënësit 430 euro

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Drilon Pira: Jam frik, ende jo.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Drilon Pira: . Publik

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Drilon Pira: . Publik KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Drilon Pira: në shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Drilon Pira. Vetëm gruan e kam te papunë, është e diplomuar nëse I ipet mundësia dhe është profil I caktuar është mire me e punsu se për atë I ka kryer studimet.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Drilon Pira: . Realisht jam pro privatizimit të aseteve  publike sepse në një formë korrupsioni është më larg duarve të qeveritareve

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Drilon Pira. Projekti për artin dhe shtëpinë e operës

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Drilon Pira: Të jetësohet ëndrra e artisteve për shtëpinë e operës, ëndrra e muzikantëve.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Drilon Pira: Nuk e di sa here qe ka çështje te kulturës dhe edukimit në përgjithësi, 5.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Drilon Pira: Ndoshta çdo dy muaj. Gjashtë takime në vit.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Drilon Pira: 2010-11.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Drilon Pira: Sa herë të është nevoja për dëgjim publik.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Drilon Pira: Nëse konfirmohet

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Drilon Pira: Nëse konfirmohet

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Drilon Pira: .  Varësisht jo.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Drilon Pira: Dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Drilon Pira: Kurrë, jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Drilon Pira: Patjetër.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Drilon Pira: Po.