E Kaluara e Tmerrshme Ndjek Kryetarin E Parteshit

Nuk ke gati çfarë të shohësh në Partesh. Rreth orës 11:00 burrat pinë duhan dhe birra në lokale të pakta, duke u shfryrë rreth gjërave siç është humbja e kroit të fshatit dhe ujit që rrjedh në disa pjesë, për shkak të punëve jocilësore të kryera në ujësjellës.

Zëri i muzikës turbo-folknga një tarracë e një kafeneje,afër kishës së Shën Triadës dhe pajisjet e ndryshkura bujqësore të shtrira në rrugën kryesore të fshatit, “të përshëndesin”, teksa futesh në këtë lokalitet. Disa banorë thonë se rruga është riparuar për herë të fundit vetëm në vitin 1979.

Komuna e vogël e Parteshit, në afërsi të Gjilanit, e themeluar në vitin 2010, ka ndërtesën kryesore në fshatin tjetër Pasjan. Këto dy fshatra, janë larg njëri-tjetrit shtatë kilometra. Ndryshe nga Parteshi, në Pasjan komuna tashmë ka përfunduar shtrimin e disa rrugëve me asfalt.

Udhëheqësit e komunës së atjeshme serbe me rreth 5 mijë banorë kanë shfrytëzuar deri para pak kohe një pompë benzine për zyrë të komunës, së paku si një adresë.

Kryetari i Parteshit, Nenad Cvetkoviq 43 vjeçar, thotë se banorët e tij janë të kënaqur me përparimin e bërë nëkomunë dhe ështëi bindur se do ta zgjedhin atë përsëri, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor.

“Nuk mërzitem se çfarë thonë për mua në Gjilan, Beograd, Prishtinë, ose Bruksel”, thotë ai.

“Zgjedhësit e mi e dinë se unë jam njëri nga ata dhe e dinë se çfarë kam bërë për ata”, thotë Cvetkoviq gjatë një takimi të shkurtër në zyrën e tij të sapopërfunduar, me divane të lëkurës dhe një televizion me ekran të sheshtë.

Por çfarëdo që Cvetkoviq ka bërë si kryetar i komunës duket pak, në krahasim me ankesat për të kaluarën e tij të dhunshme. Ai po dyshohet për një rrahje të një bashkëqytetari dhe një kanosje tjetër – dyshime që rikujtojnë dënimin e tij të mëhershëm, 16 vjet më parë, për dhunimin e dy vajzave të reja.

Cvetkoviq refuzon të diskutojë për këto raste të reja, të cilat po hetohen nga prokurorët në Gjilan dhe Prishtinë, gjersa rastine dhunimit e cilëson si të motivuar politikisht.

Para se Cvetkoviq të bëhej kryetar i Parteshit gjatë 2010-ës, tri fshatrat serbe, Pasjan, Budrigë dhe Partesh, ishin pjesë e komunëssë Gjilanit.

Parteshi është bërë komunë sipas planit të viti 2007 të diplomatit finlandez, Martti Ahtisaari, i cili në projektin e tij përfshiu edhe pavarësinë e Kosovës. Plani i Ahtisaari-t,i zbatuar në masë të madhe nga qeveria e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, ka paraparë krijimin e gjashtë komunave të reja serbe, me anë të procesit të decentralizimit.

Ahtisari donte që serbët të pranonin autoritetin e Republikës së Kosovës, duke pasur në të njëjtën kohë të drejta të shtuara në nivelin lokal.

Cvetkoviqfitoi garat lokale të 2009-ës në balotazh, duke grumbulluar 1 mijë e 31 vota, ose rreth 57.6 për qind.

Ai fitoi 47.7 për qind të votave në raundin e parë. Një raport i Grupi Ndërkombëtar të Krizave (ICG) përshkroi garën si “personale dhe tëshëmtuar”, duke e cilësuar si garë “që ka ndarë komunën”.

Dhunimi brutal nga banda e Cvetkoviqit

Në korrik të këtij viti Gazeta Jeta në Kosovë raportoi se kryetari aktual i Parteshit, Nenad Cvetkoviq ka të kaluar kriminale. 

Më 17 janar 1997, gjykata e atëhershme e qarkut në Gjilan, dënoi Cvetkoviqin dhe shtatë persona tjerëme 46 vjet burg për dhunim të dy vajzave, njëra prej tyre e mitur.

Cvetkoviq u ndëshkua me gjashtë vjet burg, por mbetet e paqartë sa prej tyre i mbajti.

Njëri nga të dënuarit tjerë ishte Todor Ivanoviq, i cili punon sot në komunën që udhëheq Cvetkoviq, si drejtor ikadastrit.

Kur Gazeta Jeta në Kosovë kontaktoi atë, ai tha se nuk di asgjë për rastin në fjalë, edhe pse ai konfirmoi në fillim datën e tij të lindjes, që ishte e njëjtë me të personit të dënuar për dhunim.

Dokumentet e gjykatës, që i posedon gazeta, përshkruajnë Cvetkoviqin si kryebanditin e krimit brutal.

Sipas aktakuzës, Cvetkoviqpunonte përkohësisht në Zvicër pornë vizitën e tij në Kosovë, më 16 shtator 1996, ai dhe shokët e tij i morën me makinë dy vajza të reja në Pasjan ku edhe i dhunuan gjatë tërë natës.

Në aktakuzë, viktimat thanë se Cvetkoviq kontrollonte situatën në shtëpi dhe rregullonte rendin për të hyrë në dhomën ku vajzat dhunoheshin sistematikisht.

Aktakuza thotë se në ditën tjetër Cvetkoviq vendosi t’i çojë vajzat në fshatin e tyre në Graçanicë me Porshenë e tij me tabela të Zvicrës, por ndaloi në Gjilan në një banesë të një të njohuri që më pas e akuzoi, ku dhunoi përsëri njërën viktimë.

Pas dhunimit të sërishëm të njërës prej tyre, vajzave iu dha 25 dinarë që të marrin autobusin për në Graçanicë. Vajzat duke dalë nga banesa, hasën në njëpatrullë policie, ndërsa policëve të saj u rrëfyen çfarë kishte ndodhur. Atë ditë policia  arrestoi Cvetkoviqin.

Në gjykim, të pandehurit argumentuan se vajzat nuk kanë kundërshtuar dhe kishin shprehur dëshirë për marrëdhënie seksuale. Por gjykatësi besoi të vërtetën e viktimave, pasi grupi i dhunuesve patën mospërputhje në rrëfimet personale për ngjarjen e tmerrshme.

Gjykatësi kryesues, Ivan Bajazit, i cili tani punon si avokat në Beograd, i tha gazetës se ai ishte i deleguar në Kosovë për këtë rast, pasi që familjet e viktimave nuk u besonin gjykatësve në Gjilan, sepse disa prej tyre ishin nga Pasjani.

Bajazit-i hodhi poshtë pohimet e Cvetkoviqit se gjykimi ishte politik.

“Ky është budallallëk. Ky ishte një krim klasik”, tha ai.

Bajazit, i cili ende mban mend rastin, qeshi kur iu tha se Cvetkoviqështë bërë kryetar komune.

“Hallall i qoftë! Me sa shoh, njerëzit e njollosur po bëhen politikanët me të suksesshëm”, tha ai.

Suksesi më i madh i Cvetkoviqit nuk është fitorja e 1 mijë e më shumë votave për t’u bërë kryetar, por fakti se u bë një ndër të parët nga politikanët lokalë serbë, i vullnetshëm për të punuar me qeverinë e Kosovës.

Ai filoi garën si i pavarur me listën Zaviçaj, por më pas iu bashkua Partisë së Pavarur Liberale Serbe (SLS) që është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Thaçi.

Ai është fotografuar me Peter Feith-in, ish kryesues i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe politikanët tjerë të lartëtë Kosovës, si ministrin e Punëve tëBrendshme Bajram Rexhepin dhe presidenten Atifete Jahjaga.

Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) që kishte për detyrë mbikëqyrjen e zbatimin të Planit të Ahtisaar-it, u largua nga Kosova në fund të vitit 2012, pasi konstatoi se plani i ndërmjetësit finlandez është zbatuar thuajse plotësisht.

Në shkurt, Jahjaga mirëpriti Cvetkoviqin, me të cilin diskutoi për infrastrukturën e komunës dhe integriminmë të mirë të bashkësisë serbe në shoqërinë kosovare.

Anëtarësimi i tij në koalicionin qeveritar dhe bashkëpunimi i tij me presidenten e kryeministrin, përfaqëson një shpresë që serbët do të bëhen pjesëmarrës më aktivë në qeverisjen e Kosovës.

Më2012, ai ishte shkaktari i arrestimit të disa serbëve që punonin për strukturat paralele serbe, konkretisht  në kuadër të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme, në rajonin e Gjilanit. Cvetkoviq atëherë tha se “ata terrorizonin serbët lokalë, duke u bërë presion qëtë mos njohin institucionet e Kosovës”.

Jahjaga më herët [para arrestimit] kishte vizituar Parteshin. Në ueb-faqen zyrtare tëPresidencës thuhet se vizita e saj ka ngritur “besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës dhe…integrimin [e tyre] si dhe pjesëmarrjen në institucionet e Republikës së Kosovës”.

Marrëdhëniet publike për Cvetkoviqin u ngritën kur pas dy jave një deputet i kuvendit të Kosovës paraqiti atë në polici për kanosje.

Milivoje Stojanoviq, një serb tjetër, i cili deri para pak kohe ishte anëtar i SLS-së, të njëjtës parti si Cvetkoviqi, i tha policisë se Cvetkoviqi i është kërcënuar, për ta lëshuar postin e deputetit.

Stojanoviq tha se Cvetkoviq e ka kërcënuar atë së pari në fshatin Parollovë, njëfshat i vogël afër Gjilanit, dhe pastaj nëKuvend të Kosovës.

“Ai më kërkoi që të jap dorëheqje prej pozitës së deputetit, gjoja për shkaqe shëndetësore”, Stojanoviq i tha gazetës. “Ai më tha… nëse nuk e bëjë do ti qëroj hesapet me mua”.

Pasi Stojanoviq raportoi rastin në stacionin policor në Prishtinë, policët dërguan të njëjtin rast në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Rasti është ende duke u hetuar.

Disa nga bashkëfshatarët e Cvetkoviqit gjithashtu thanë se kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe madje edhe sulmive. Gavrilo Niçiq, 60 vjeçar, nga Pasjani, i tha policisë se Cvetkoviqe ka rrahur atë deri në pavetëdije më 18 gusht, pasi që ai i tha kryetarit në një kafene se nuk do të votojë për të.

Niçiqi i tha gazetësse kur ia tha këto dhe pretendimet tjera kryetarit, Cvetkoviqe kapi atë dhe e futi në një dhomë të zbrazët, ku bashkë me disa burra tjerë e rrahën.

“Isha pavetëdije nga rrahja”, tha Niçiq . “Kur u këndella, u përpoqa të dal jashtë, por dera ishte e kyçur”.

Pasi që policia e Gjilanit mori deklaratën e Niçiqit, prokuroria në Gjilan ka hetuar rastin, por kanë refuzuar që të komentojnë rreth tij.

Në dhjetor, një bashkëqytetar tjetër, Zoran Stojkoviq, tha seCvetkoviqe ka rrahur atë në zyrën e tij, pasi që Stojkoviq ka shkuar për ta pyetur për një çështje.

Policia konfirmoi se Stojkoviqështë ankuar në Cvetkoviqin për rrahje, por thanë se kallëzimi penal ështëbërë kundër tij, duke pretenduar se Stojkoviqi vetë ka penguar punën zyrtare. Prokuroria Themelore në Gjilan është duke e hetuar rastin.

Cvetkoviq nuk ka komentuar akuzat.

Pikëpamje të përziera për arritjet

Parteshi shtrihet në malet që ndajnë Kosovën me Preshevën. Disa njerëz shkuan atje gjatë luftës  së Kosovës të viteve 1998 dhe 1999 dhe shpresuan që situata do të përmirësohej më 19 gusht 2010, kur Parteshi u bë komunë dhe drejtohej nga një serb.

PetarLentiq (70) një nga bashkëqytetarët e kryetarit, tha se nuk është i sigurt për arritjet e komunës.

“Pse duhet të votoj në zgjedhjet lokale?” pyetet ai. “Askush këtu nuk ka bërë ndonjë gjë për mua”.

Lentiq, i cili jeton në Partesh vetëm prej se i biri i tij ka fituar azil në Luksemburg, derisa pjesa tjetër e familjes banojnë diku tjetër, thotë se mbetet gjallë nga një pension mujor prej 13 mijë dinarëve (rreth 113 eurove), që i jepet nga qeveria e Serbisë.

Ish deputetja e kuvendit të Kosovës, VesnaJovanoviq, e cila tani është e lidhur me kundërshtarët e Cvetkoviqit, thotë se mandati i parëi kryetarit ka qenëpërçarës.

“E vërtetëështë se diçka është bërë në komunën e Parteshit”, i tha ajo gazetës.

“Spitali është ndërtuar, por mbetet i zbrazët dhe nuk punon. Shtëpia e kulturës është ndërtuar në Pasjan, por përdoret si ndërtesë e komunës dhe nuk shërben për qëllime kulturore. Tani janë duke ndërtuar disa rrugë nëPasjan. Por mediat duhet të vijnë këtu dhe të shohin nëse vërtet rrugët janë ndërtuar, ato ngjajnë më shumënë shtigje”.

Prokurorët kosovarë konfirmojnë se janë duke hetuar komunën e Parteshit nëlidhje me një tender me vlerë prej 355 mijë eurove,që ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit atje.

Parteshipo ashtu i ka një borxh prej 17 mijë eurove një kompanie që ia ka shitur kësaj komune një kamion për plehra si pjesë e një projekti mjedisor.

Adnan Haziri, pronar i kompanisë “Merkur Com”, thotë se borxhi ka mbetur pa paguar që nga gushti i vitit 2012. Ai planifikon ta padisë komunën.

Partia përkrah kryetarin Cvetkoviq

Kryetari i SLS-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq, thotë se sulmet ndaj Cvetkoviqit kanë për qëllim diskreditimin e partisë së tij.

Në një konferencë për shtyp, më 10 shtator, të organizuar nga Petroviqi, ai paraqiti një letër nga një qytetar i Parteshit që ankohej se Dragan Nikoliqi e kishte kërcënuar. Nikoliq është kundërshtari i Cvetkoviqit në zgjedhjet e nëntorit.

“Përmes taktikave më të fëlliqura, ata përpiqen që të nxijnë emrin e kandidatit tonë Nenad Cvetkoviqit në Partesh,” tha Petroviq, derisa kërkoi nga organet e ndjekjes që ta hetojnë letrën.

Nikoliq ka refuzuar të komentojë akuzat e Petroviqit.

Petroviq tha se njerëzit kanë zgjedhur lirshëm Cvetkoviqin si kryetar më 2010.

Duke mënjanuar pyetjen e drejtpërdrejtë se pse ka lejuar dikë me një histori kriminale në partinë e tij, Petroviq shtoi se ai “nuk mund të mbajë përgjegjësi për anëtarët e partisë, të cilët kanë bërë diçka të keqe para se t’i bashkohen asaj. Kjo është diçka e tyre personale”.

Ish deputetja Jovanoviq, tha se Cvetkoviq ka përkrahje publike, sepse shumënjerëz janë të frikësuar nga ai.

“ Ajo se çfarë ka bërë kryetari deri tani është se ka instaluar frikën te qytetarët”, tha ajo. “Ai ka përçarë fshatrat, duke ishtyrë që tëgrinden ndërmjet vete… Problemet janë evidente, por askush nuk guxon të flasë në lidhje me to. Askush nuk guxon të flasë në publik për ato qëpo ndodhin këtu”, shton ish-deputetja.

Dy gra të moshës mesatare nëPasjan, duke shëtitur në njërën prej rrugëve në ndërtim e sipër,i thanë gazetës Jeta në Kosovë se nuk dëshirojnë të flasin për ankesat e kanosjeve, ose planete tyre për votim në zgjedhjet e ardhshme.

“Më mirë është ta mbyllim gojën”, thanë ato.

Nate Tabak ka kontribuar në këtë artikull.