Trump ka një rrugëzgjidhje për Kosovën, po e injoron atë

Shtëpia e Bardhë është nikoqire e një Samiti tjetër për Ballkanin – ndërkohë që nuk po arrin të implementojë modelin e saj më premtues për zgjidhjen e konfliktit.

Shtëpia e Bardhë është nikoqir i liderëve të Serbisë dhe Kosovës këtë javë për atë që konsiderohet të jetë një negociatë e madhe.

Sidoqoftë, rezultati ka të ngjarë të jetë zhgënjyes. Edhe nëse administrata Trump arrin të ndërmjetësojë një marrëveshje mbi investimet e ndërsjella dhe bashkëpunimin ekonomik, barra e rëndë e bindjes së Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet me ish-krahinën e ndarë të saj,  i lihet BE-së.

Negociatat aktuale janë në thelb pozicionuese: Serbia pretendon se do të angazhohet seriozisht dhe Kosova pretendon të ketë një shteg drejt njohjes. Rritja shumë e nevojshme ekonomike, nëse vjen, nuk do ta ndryshojë këtë gjë, shkruan Foreign Policy.

Pa një korrigjim të kursit, në fund të fundit, bisedimet do t’i nënshtrohen së njëjtës pyetje për “kompensim” të Beogradit për humbjen e Kosovës që çoi në idenë destabilizuese të shkëmbimit territorial, ide kjo e cila kishte mbështetjen e administratës amerikane deri vitin e kaluar. Për fat të mirë, një qasje krejtësisht e re është rishfaqur tani, e frymëzuar nga progresi i arritur së fundmi mes Emirtateve të Bashkuara Arabe, EBA, dhe Izraelit.

Në të dy situatat, një kërcënim i përbashkët – Irani në Lindjen e Mesme dhe Rusia, Kina dhe Turqia në Evropë – mund ta shndërrojë një problem të pazgjidhshëm në një zgjidhje unifikuese. Shkeljet e Moskës në sovranitetin që nga regjioni i Baltikut deri në Ballkan, nga Ukraina në Mbretërinë e Bashkuar, e kanë kthyer çështjen e Kosovës në një katalizator.

Perspektiva alarmante e forcave pro-ruse që ndajnë pushtetin në një aleat të NATO-s, Malin e Zi, pas zgjedhjeve shokuese të kësaj jave, i jep shtysë edhe më shumë urgjencës për ta thyer përfundimisht ngulfatjen moskovite mbi Kosovën dhe rajonin.

Një dialog i përhershëm SHBA-BE-NATO mbi sovranitetin, integritetin territorial dhe të drejtat e njeriut do ti forconte standardet ndërkombëtare kundër shkëputjes, duke krijuar hapësirë ​​për njohjen e plotë të Kosovës nga të gjithë anëtarët e BE dhe NATO. Një gjë e tillë do ti hapte dyert për pranimin e Kosovës në NATO, duke anashkaluar veton Ruso-Kineze të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, KB, dhe duke mbyllur kësisoji çështjen e Kosovës.

Në vend që të kuptojë realitetin dhe të krijojë një rrugëdalje për njohjen e Kosovës, administrata Trump ka ngecur në të njëjtin besim të përkushtuar në “normalizimin ekonomik” që i dha mbështetje të ashtuquajturës marrëveshje të dështuar të shekullit.

Pavarësisht qëllimit të marrëveshjes ekonomike të administratës të bërë publike këtë javë, kjo marrëveshje nuk do ti transformojë marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Ndryshe nga ekonomitë e përputhura të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, ekonomia e Kosovës është thjesht shumë e vogël për t’u konsideruar e rëndësishme për fqinjin e saj më të madh.

Rritja tregtare pa një rritje në konkurrencë në të vërtetë mund t’i përkeqësojë gjërat për Kosovën, e cila ka deficitin më të madh tregtar në rajon. Ndërsa projektet  infrastrukturore të administratës mund të krijojnë vende pune në një rajon që ka shumë nevojë për to, një infuzion masiv i fondeve mund ta përkeqësojë korrupsionin endemik në rajon. Në fund, negociatat teatrale do të vazhdojnë ndërkohë që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq me shumë knaqësi bëhet pjesë e projekteve ekonomike dhe njëkohësisht i prolongon bisedimet.

Metoda e provuar për tërheqjen e investimeve është përfundimi i procesit rigoroz të pranimit për anëtarësimin në NATO dhe BE. Serbia nuk mund të hyjë në BE derisa ti normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Dhe Kosova nuk mund ta fillojë procesin e anëtarësimit NATO-s ose BE-së dhe as të hyjë plotësisht në sistemin ndërkombëtar derisa Serbia të heqë bllokadën e saj diplomatike. Me fjalë të tjera, pengesa politike që e kufizon administratën – njohja reciproke – është gjithashtu pengesa kryesore e rritjes ekonomike.

As premtimi i largët i anëtarësimit në BE nuk do ta detyrojë Serbinë në njohje së shpejti. Beogradi ka mbyllur vetëm dy nga 35 kapitujt e kërkuar mbi reformat, duke e  bërë datën e planifikuar për anëtarësim në vitin 2025 edhe më të pabesueshme. Nën Vuçiqin autokratik, trendi po shkon në drejtimin e gabuar. Për herë të parë që kur ka hapur negociatat e anëtarësimit në BE në vitin 2013, Serbia ka kaluar plot gjashtë muaj pa hapur një kapitull të ri. Përveç kësaj, Vuçiq ka deklaruar se vetëm anëtarësimi në BE – karrota më e madhe e Perëndimit – nuk është e mjaftueshme për ta bindur Serbinë ta njohë Kosovën, një përkujtim ndaj apelit të vazhdueshëm të kundërshtimit.

Kina dhe Rusia po dëshmohen të jenë më shumë partnerë të afërt për Vuçiqin sesa Perëndimi. Serbia tani është “spiranca strategjike” për ambiciet më të gjera rajonale dhe evropiane të Pekinit. Marrëdhënia përfshin sektorët ekonomikë, të mbrojtjes dhe të sigurisë, të zbatuara kryesisht përmes kredive kineze. Dhe, në kundërshtim me spekulimet në Beograd për një prishje marrëdhëniesh të supozuara me Moskën, të dy kryeqytetet mbeten në një vijë të afërt me Kosovën. Në muajin qershor, Vuçiq dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, që të dy, kanë deklaruar se çdo marrëveshje mbi Kosovën do të duhej ta merrte edhe pëlqimin e Rusisë dhe Serbisë.

Në fakt, ngërçi i gjatë për Kosovën mbetet rezistues vetëm për një arsye: mbështetjen diplomatike që Serbia merr nga Rusia dhe Kina. Duke bllokuar me vendosmëri anëtarësimin e Kosovës në KB, këta dy anëtarë të Këshillit të Sigurimit mbështesin refuzimin e Beogradit, duke siguruar që negociatat të vazhdojnë sipas kushteve të vendosura nga Serbia dhe duke u sjellë vërdallë në kërkim të pajtimit nga Beogradi.

Sh.B.A dhe BE duhet të krijojnë një kornizë krejtësisht të re përmes së cilës Serbia nuk mund të mohojë më qasjen e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Qëllimi nuk ka të bëjë me ndëshkimin e Beogradit, porse t’u japë mundësi palëve më në fund të negociojnë në një fushë të barabartë loje. Në këtë kontekst të ri, Serbia do të ketë aftësinë dhe kurajon, me ndihmën e SH.B.A.-së dhe BE-së, për të negociuar mbrojtjen e interesave të saja të përhershme, legjitime në një Kosovë sovrane, integrale dhe të barabartë – të mos diktojë ndarjen e saj. Të çliruarit e Beogradit nga aftësia – dhe nevoja – për të mohuar ambiciet e saj do ta lejojë Prishtinën të bëjë lëshime, simbolike dhe praktike, që do ti jipte kredi lidhjes së përhershme të Serbisë me ish krahinën e saj.

Ndryshimi i pozicionit të EBA – duke lënë mënjanë negociatat e kota në favor të njohjes diplomatike të palës së tretë – e arrin këtë qëllim. Duke marrë rolin e Emirateve të Bashkuara Arabe, janë katër vendet e BE-së ato që nuk e njohin ende Kosovën: Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia. Qipro, e cila gjithashtu nuk e njeh Kosovën, është e panevojshme në këtë rast. Qipro nuk është anëtare e NATO-s dhe, siç ka vërejtur eksperti dhe ambasadori kosovar Lulzim Peci, anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO është e gjitha që ka rëndësi tani.

Anëtarësimi në NATO do t’i siguronte Kosovës atë që i nevojitet më së shumti: sigurinë, stabilitetin dhe legjitimitetin ndërkombëtar, të arritur përmes një perspektive euro-atlantike. Anëtarësimi në KB, siç tregohet nga tre precedentë, nuk kërkon anëtarësimin në NATO. Anëtarësimi në aleancë ka qenë prej kohësh gurthemeli i përmbushjes së procesit më të gjatë të anëtarësimit në BE, i cili gjithashtu nuk paraqet ndonjë kërkesë për anëtarësim në KB. Edhe fillimi i hapit drejt NATO-s do të ishte sinjal i stabilitetit për investitorët e huaj, më i fuqishëm se gjithçka që administrata Trump po propozon tani.

Hapja e rrugës së Kosovës për në NATO do ta zemërojë Putinin, por opsionet e tij do të ishin të kufizuara. Moska i rri anash konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n, veçanërisht deri tani nga kufiri rus. Në vend të kësaj, Moska ka të ngjarë të forcojë marrëdhënien e saj ushtarake me Beogradin, duke e furnizuar më shumë armë dhe duke vendosur më shumë trupa ruse. Pekini, gjithashtu, ka të ngjarë të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Beogradin.

E gjithë kjo do ta vendoste Vuçiqin para një dileme. Armatosja ruse dhe kineze nuk do të bënin asgjë për ta ndaluar rritjen e legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës, pikërisht nga ajo që Beogradi ka më shumë frikë. Çdo përpjekje për të shkaktuar trazira nga serbët e Kosovës kundër KFOR-it, forca paqeruajtëse e NATO-s, do ti shkelte zotimet e Beogradit sipas marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999, e cila i dha fund armiqësisë së NATO-s me Serbinë.

Në anën tjetër, i çliruar nga varësia politike e Moskës dhe Pekinit, Beogradi ka mundësinë ta rishikojë orientimin e tij strategjik. SH.B.A. kryen më shumë operacione të përbashkëta ushtarake me Serbinë sesa Rusia. SH.B.A., BE dhe NATO mund ta ndihmojnë Serbinë në menaxhimin e shqetësimeve të saj në lidhje me Luginën e Preshevës, ku Serbia ka krijuar bazën e saj më të madhe ushtarake dhe ku rreth 50,000 shqiptarë etnikë jetojnë në anën tjetër të kufirit nga Kosova. Industria e armëve e Serbisë do të përfitonte nga miratimi i standardeve të NATO-s.

I çliruar nga nevoja për ta ndarë Kosovën, Beogradi mund të përqendrohet në një axhendë të përbashkët perëndimore për të siguruar pozitën e serbëve të Kosovës dhe për të inkurajuar kthimin e tyre. Ekspertët vendorë shqiptarë dhe serbë kanë hartuar plane të hollësishme, plane të gatshme, të miratuara nga zyrtarë të BE, në pritje të marrëveshjes ndërmjet palëve.

Me fjalë të tjera, konflikti më i vështirë, më shqetësues në Ballkan mund të zgjidhet nëse katër vendet e BE-NATO e njohin Kosovën. Forcat gjeopolitike gjithnjë e më shumë e vendosin Uashingtonin dhe Brukselin në kombinim me ato vende që nuk e njohin.

Shqetësimi për separatizmin është ajo që nxit frikën për një ngjashmëri të Kosovës me Spanjën, Sllovakinë dhe Rumaninë. Uashingtoni nuk ka dëshirë të shohë Katalonjën të shkëputur nga Spanja, ose ti shikojë hungarezët etnikë në Sllovaki dhe Rumani (ose Serbi) – duke u përkrahur nga kryeministri hungarez Viktor Orban, revanshist dhe aleat i Moskës – duke organizuar fushata secesioniste. E as që Uashingtoni ka dëshirë ti dëshmojë çarjet e vendeve të tjera evropiane në përçarjet që kanë mbështetje nga Kremlini. Në rastin e shkëputjes së mundshme të Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar – një hap që Presidenti Vladimir Putin e promovon pasi mbështet Brexit – ekziston një mundësi e madhe që doktrina e frenimit të arsenalit bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar mund të humbasë.

Shtetet e Bashkuara tani kanë një interes strategjik për ta mbajtur Evropën – dhe shtetet individuale evropiane – të plota dhe të lira. Tani është koha që Uashingtoni të dalë përtej kundërshtimit të tij të njëanshëm ndaj çështjeve individuale dhe ta udhëheqë një përpjekje trans-Atlantike për ta përmirësuar sovranitetin e shtetit në një mënyrë që dekurajon shkëputjen ndërkohë që mirëmban angazhimin për të drejtat e njeriut.  Dialogu i përhershëm SHBA-BE-NATO mbi Sovranitetin, Integritetin Territorial dhe të Drejtat e Njeriut do të prodhonte një dokument zyrtar që përcakton parimet thelbësore dhe hapat praktikë për të përcaktuar dhe promovuar angazhimin e përbashkët për rendin shtetëror, dhe shprehjen e vetëvendosjes brenda tij, duke e lënë shkëputjen për rastet ekstreme.

Kjo është plotësisht në përputhje me pavarësinë e Kosovës. Karta e KB-së e favorizon integritetin territorial dhe ligji ndërkombëtar kundërshton ndarjen, duke krijuar hapësirë ​​shumë të ngushtë për parregullsi – të cilat Kosova i plotëson me lehtësi. Pas kërkesës së Serbisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në vitin 2010 që deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte as ligjin ndërkombëtar dhe as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.

Gjykata tha se vendimi i saj nuk adresonte çështjen e vetëvendosjes dhe shkëputjes korrigjuese, duke sinjalizuar qartë se ky rast nuk ishte një precedent. Për ironi të fatit, ishte Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic që e pranoi këtë pikë në Asamblenë e Përgjithshme të KB, duke insistuar që vendimi i gjykatës “do të parandalonte që kriza e Kosovës të shërbejë si një precedent thellësisht problematik në çdo pjesë të globit ku ushqehen ambiciet secesioniste”.

Ka të paktën një duzinë elementësh në përpjekjen për pavarësinë e Kosovës që dukshëm mungojnë nga çdo lëvizje secesioniste aktuale në Evropë, duke përfshirë vite të shtypjes së sponsorizuar nga shteti dhe mohimin e të drejtave politike. Ndryshe nga Katalonia, e cila këtë vit luajti rolin kryesor parlamentar në formimin e qeverisë së Spanjës, Kosovës kurrë nuk i është ofruar përfaqësim politik proporcional në parlamentin e Serbisë.

Ndërkohë që Beogradi nuk ishte dakord me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, vështirë se ishte e njëanshme. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e BE e mbështetën fuqimisht atë, duke insistuar në një kushtetutë që garantonte mbrojtje të madhe për serbët e Kosovës. Nuk ekziston ndonjë përvojë e ngjashme aq larg Evropës për ta përfshirë Krimenë, vendin e një paraleleje tjetër të veçantë që tërhiqet vazhdimisht nga Putini.

Siç deklaroi dikur Ministri i Jashtëm i BE Josep Borrell kur përmbushi të njëjtin rol për Spanjën, “Katalonia nuk është një koloni, nuk është e okupuar, nuk është një shtet si Kosova. Nuk është një shtet i okupuar. ” Borrell mund të kryesojë Dialogun e Integritetit Territorial dhe të Drejtave të Njeriut, duke i dërguar një sinjal të fortë Moskës, Madridit dhe Barcelonës se komuniteti trans-Atlantik është i vendosur fuqishëm kundër copëtimit të Spanjës ose vendeve të tjera evropiane.

Ky rreshtim i fuqishëm ndërkombëtar kundër kërkesave etno-territoriale do të plotësohej me gjeste diplomatike. Uashingtoni mund ta ndihmojë Athinën të arrijë një marrëveshje përfundimtare nga Shqipëria për të drejtat detare. Shtetet e Bashkuara dhe BE mund të ndihmojnë Bukureshtin të kontrollojë përpjekjet e jashtëligjshme paramilitare etnike hungareze, duke përfshirë financimin dhe planifikimin e sulmeve të vogla terroriste, të mbështetura nga Moska dhe Budapesti. Kundërshtimi i taktikave revanshiste të Orban mund të jetë inkurajuese si në Bratislavë ashtu edhe në Bukuresht.

Si përmbledhje, rruga për katërshen e BE-NATO ndaj çështjes së Kosovës është ta pranojnë atë – duke vënë në pah dallimet e saj shumë bindëse – ndërkohë që punojnë me aleatët për të forcuar dhe përqafuar standardin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Duke e bërë një gjë të tillë, BE do të ndihej më e lirë nga të ndërlikuarit duke pasur në radhët e saja edhe Ministrin e saj të Jashtëm, Borrell, dhe të Dërguarin Special të saj për Serbinë dhe Kosovën, sllovakun Miroslav Lajcak,  të mirëpritur  nga shtetet jo-njohëse.

Ashtu sikurse shumica e qeverive, Madridi, Bratislava, Bukureshti dhe Athina mund të zbrapsen nga marrja e një rreziku politik. Por ndryshe nga Abu Dhabi, këto kryeqytete nuk janë të ekspozuara ndaj ndonjë hakmarrjeje nga Irani ose Turqia, ose potencialisht nga xhihadistët. Duke punuar me Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të BE-së dhe NATO-s, këto qeveri mund ta largojnë nga vetja e tyre këtë barrë ndërkohë që do ta çlironin një shtet, stabilizonin një rajon dhe unifikonin një kontinent.

 

Përktheu-Nuhi Shala