FOTO: Uta Ibrahimi
Alpinistja e Kosovës që po lëviz bjeshkët
Para nisjes në Himalaje për ekspeditën e saj të ardhshme, alpinistja kosovare Uta Ibrahimi rrëfeu tregime të jetës së saj që shkonin përtej reve dhe kërkimin e saj për t’i bërë njerëzit në Kosovë “të shohin qiellin dhe yjet”.
“Mendoj se kam pasur ciklin menstrual në pothuajse secilën bjeshkë që kam ngjitur”, thotë Uta Ibrahimi krejt qetësisht, duke i shenjëzuar në gishtat e saj majat që i kishte ngjitur në dhjetë vitet e fundit. “Ballafaqimi me këtë është diçka që njerëzit duhet të dinë nëse do të ngjiten në një bjeshkë.”
Uta, e cili në vitin 2017 u bë personi i parë që vendosi flamurin e Kosovës në majën e malit Everest, nuk ka problem të flasë për situata të pakëndshme. Ajo është gati të nisë ekspeditën e saj të ardhshme në Himalaje, pikërisht në jug të Everestit, në Lhotse, malin e katërt më të lartë në botë, në një lartësi prej 8.516 metra.
Alpinistja 35-vjeçare është krenare për arritjet e saj dhe beson se udhëtimi i saj mund të jetë inspirues për të tjerët, veçanërisht për gratë. Por Uta refuzon të mbivlerësojë rëndësinë e tyre – ajo që është e rëndësishme, sipas saj, po e bën të pamundurën të ndjehet si e mundur për gratë për të cilat është thënë ndryshe.
“Më është thënë” ne nuk po ju marrim sepse është shumë e vështirë për ju, “thotë ajo, duke kujtuar përpjekjen e saj të parë për t’u ngjitur në Everest. “Unë nuk do të doja që dikush tjetër ta ketë të njëjtën ndjenjë për atë se si u ndjeva kur e dëgjova një gjë të tillë.”
Udhëtim deri në majë
Uta është më shumë e njohur për ngjitjen e saj në Malin Everest, malin më të lartë në botë, duke u bërë gruaja e parë kosovare që ia ka dalë ta bëjë një gjë të tillë në vitin 2017.
Duke filluar me trajnimin e saj pasi, la prapa vetes një karrierë marketingu fitimprurëse në Prishtinë, ajo u refuzua nga një ekip kosovar që ishin duke u përgatitur për të njëjtin udhëtim.
Uta thotë se ekipi pretendonte se ata nuk ishin të gatshëm të “merrnin përsipër përgjegjësinë” për një grua që do të ngjitej në pikën më të lartë, me gjithë faktin që, më vonë një grua tjetër iu shtua këtij grupi.
“Në veçanti, gratë përballen me zgjidhje të vështira, familja ime nuk mendon se unë duhet ta bëj një gjë të tillë”, thotë ajo. “Ata jo vetëm që kishin mendim se unë nuk isha e aftë, por gjithashtu nuk e kuptuan pse, duke pasur një punë të mirëpaguar, do ta braktisja edhe punën”.
Fatmirësisht, fati i saj u kryqëzua me Xhim Berishen, kreun e Shoqatës Dajti Alpino Turistik nga Shqipëria, i cili ishte në kërkim të grave shqiptare që ishin të gatshme për tu marrë me këtë sfidë.
Të qenit “i pari” për të bërë diçka është një arritje e jashtëzakonshme dhe “gruaja e parë nga Kosova që e mposhti Everestin” nuk është më ndryshe.
Uta rikujton se si ishin ngritur tensionet ndërsa ajo po i bënte konkurrencë ekipit të alpinistëve të Kosovës të cilët e refuzuan atë për ti dhënë një vend në një ekspeditë jozyrtare kokë-më-kokë për të arritur majën.
Ajo rikujton se i ka takuar ata vetëm disa orë pasi ajo kishte arritur në maje, në kohën kur po zbriste, pasi i kishte mposhtur ata për të arritur majën me vetëm pak metra distancë.
“Akoma refuzojnë të flasin me mua,” thotë ajo duke buzëqeshur.
Që nga fillimi i karrierës së saj si alpiniste, Uta ka udhëtuar lart e poshtë në Ballkan, nëpër Evropë dhe në Himalaje. Qëllimi i saj tani është të arrijë majat e 14 maleve më të larta të botës brenda shtatë vjetësh. Të 14 majat janë mbi 8,000 metra lartësi dhe, që nga pushtimi i Everestit, katër prej tyre tashmë janë kompletuar.
Ajo tashmë me shumë sukses e ka ngjitur pjesën perëndimore të Lhotse në vitin 2018, por tani do të bashkohet me një ekip të alpinistëve të njohur nga Korea e Jugut për të kompletuar rrugën përgjatë jugut të malit, e cila nga kompanitë turistike nepalese është përshkruar si “e frikshme”, “jashtëzakonisht e vështirë”, dhe “shumë rrallë e provueshme”
Ekipi ka marrë rrugën “Kuzçuzka” në Lhotse, e cila shtrihet në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit. Rruga është emëruar pas Jerzy Kukuczka, i cili vdiq duke u përpjekur ti ngjitej kësaj rruge. Ai ishte njeriu i dytë që ngjitej në çdo majë mbi 8,000 metra lartësi në botë brenda shtatë vjetësh, pikërisht të njëjtin sukses që Uta po tenton ta arrijë.
Tregime të rivalitetit dhe rrezikut janë pjesë e ngjitjes e këtyre majave, të pasqyruar në dokumentarët plot ankth që kanë shënuar këto udhëtime intensive deri në majë. Uta do të jetë subjekt i dokumentarit të saj për këtë ekspeditë, udhëtimin e saj që përcillet nga National Geographic.
Por alpinistja rrotullon sytë në dokumentarë të tillë si ‘Everest’ ose ‘Mountain’, dhe këshillon fikjen e muzikës dramatike në sfond, atëherë ju mund të përjetoni realitetin e ngjitjes në hapësirës së madhe të Himalajeve.
“Bukur qetë”, thotë ajo.
Një karrierë në alpinizëm vjen me rreziqe të tjera, shpjegon Uta. Ajo nuk pyetet shpesh për taksën mendore që duhet të paguhet për të ngjitur malet më të larta të botës.
Gjendja mendore brenda gjendjes natyrore
Alpinistët shpesh e përçojnë ndjenjën e euforisë që vjen me të arritur majën e bjeshkës. Por muajt e ecjes që nevojiten për të arritur në atë pikë janë larg një udhëtimi të qetë vetëzbulues.
“Ti ngulisësh sytë në borë për ditë me radhë dhe kur nuk sheh asgjë tjetër përveçse bardh, kjo më të vërtetë mund të ndikojë tek njeriu”, thotë ajo.
Është fizikisht dhe mentalisht rraskapitëse koha kur ngjet anën e një bjeshke. Uta kalon disa muaj të tërë duke u ngjitur me shumë pak gjumë, përafërisht dy orë pushim në një tendë në tokë të fortë, duket të jetë një natë e mirë. Ajo që e bën këtë më të veshtirë është koha kur merr pajisje shtesë, ngjitja vazhdon duke bartur 16 kilogramë pajisje në shpinë.
Për dikë aq e vogël sa Uta, thotë ajo, kjo shkakton mjaft vuajtje.
Trajnimi psikologjik është vendimtar, thotë Uta. Nëse mendja juaj nuk është e gatshme të ngjitet, asnjë sasi e përgatitjes fizike nuk do t’ju çojë në majë, dhe çelësi i krejt kësaj qëndron tek fakti i të qenit gati të përballesh me vetminë.
“Të mungon familja, të mungojnë miqtë,” thotë ajo. “Edhe pse je atje me një ekip njerëzish, ata nuk ju njohin. Ne flasim për ushqimin dhe flasim për ngjitjen, por nuk mund të flasësh për diçka tjetër.”
Me fjalë tjera, Uta e mirëpret këtë lloj izolimi. Hapësirat urbane mund të jenë dërrmuese dhe, siç e kujton Uta jetën e saj para Everestit, lidhja e saj me ngjitjen filloi të ketë kuptim. Duke u zhvendosur nga apartamenti i saj, në zyrë, në një kafene, në palestër, në një bar, gjithë ditën, çdo ditë, Uta shpesh ndihej e kurthuar në zbukurimet e jetës së qytetit.
“Ju keni një shans të vërtetë të reflektoni mbi veten”, thotë ajo. “Ngjitja në një bjeshkë të bën ta shohësh se sa qenie të vogla janë njerëzit në këtë botë. Dhe kur zbres nga bjeshka, jam plot energji dhe plotësisht e lirë nga negativiteti.
Energjia që vjen nga bjeshket është e prekshme, thotë Uta, pjesërisht për shkak se Himalajet janë përplot me vende të shenjta. Duke marrë pjesë në rituale, lutje, valle, diçka që kërkohet para nisjes në ekspeditat himalajese, ajo ndjen diçka që i shtohet shpirtit të saj reflektues që vjen nga koha që kalon në vende të shenjta.
Por, ta trajnosh vetveten për të qenë e gatshme, me trup e me mendje, për suksesin që ka shënuar Uta, është një arritje epike. Përkundër kësaj, ajo thekson se shumë punë dhe forcë nevojitet për të arritur atë që e dëshironi.
“Edhe vetëm nëse e ngjet një bjeshkë apo, thjeshtë, nëse je duke shkuar në një shëtitje ose në palestër, ajo çfarë nevojtet është puna e vështirë dhe të përpiqesh shumë”, thotë ajo.
Uta e ndjen vetën përgjegjëse ta ndajë këtë mesazh me të tjerët. Si shembull model për shumë njerëz, Uta e përdor këtë pozicion që të promovojë qëllimet që i ka afër zemrës: ruajtjen e mjedisit dhe nxitjen e barazisë gjinore. Puna e saj në këtë fushë u vlerësua në mars kur ajo u nderua me titullin kampione e Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm nga Ekipi i OKB-së në Kosovë.
Shembull për të rinjtë
Kur nuk ngjitet në male, Uta drejton kompaninë turistike Butterfly Outdoor Adventure, e cila organizon ngjitje nëpër shkëmbinj, ecje dhe çiklizëm përreth Kosovës dhe Ballkanit.
Kohën e saj të lirë, Uta ia dedikon vizitës nëpër shkollat anembanë vendit, duke folur për përvojat e saj, duke i mësuar brezave të rinj në lidhje me natyrën dhe duke i inspiruar ata që të ndjekin rrugën e saj.
Ajo vë theksin në faktin se sa e rëndësishme dhe argëtuese mund të jetë biseda me gjeneratën e ardhshme të cilët mund të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndoshë me natyrën e Kosovës.
“Këtë javë, njëri prej tyre më tha:” Mirë, e di që kjo pyetje mund të jetë pak e sikletshme, kur je atje lart, ku urinon? Mund të ketë shumë njerëz përreth teje që mund t’ju shohin,” kujton ajo, duke qeshur.
Pyetja (çështja) e përpjekjeve të Utës për ruajtje (konservim) mund të duket irelevante, por ajo është më e rëndësishme se sa mund ta prisni.
Alpinistët në veçanti e kanë ndryshuar qasjen e tyre ndaj riciklimit dhe mbeturinave, pasi që njerëzit filluan t’i kushtonin më shumë vëmendje mbrojtjes së botës natyrore.
“Njerëzit mendojnë se kur ngjitemi në bjeshkë, ne lëmë mbeturina kudo prapa nesh. Kjo mund të ketë qenë e vërtetë në vitet 60 dhe 70, por tani nuk e lëmë dot ndyrësirën tonë atje – ne e marrim atë me vete në çanta të vogla!” thotë ajo.
Uta beson se indiferenca ndaj riciklimit dhe të qenit i përgjegjshëm gjatë hedhjës së mbeturinave mund të jetë rezultat i mungesës së edukatës.
“Kur bëhet fjalë për të ndryshuar gjërat, e gjitha ka të bëjë me ndërgjegjësimin”, thotë ajo. “Nuk ka pasur kurrë një fushatë të duhur, njerëzit nuk kanë mësuar kurrë për këtë në shkollë, dhe sidomos në zonat rurale, njerëzit nuk e dinë se ajo që po bëjnë paraqet problem”.
“Fëmijët më premtuan se kurrë nuk do të hedhin mbeturina,” thotë ajo, duke qeshur.
Jo se të rriturit janë një rast i humbur, thotë Uta, e cila beson se të kuptuarit e njerëzve për rolin që ata luajnë në ruajtjen e mjedisit është zvogëluar pasi konsumi i mbetjeve jo-biodegraduese është rritur. Duke u rritur në vendlindjen e saj Gjilan në vitet ’80 dhe ’90, Uta thotë se njerëzit akoma nuk kanë arritur ti përshtaten një varësie të plotë nga materiali i plastikes.
“Më parë, njerëzit riciklonin pa e ditur se çfarë do të thotë, kjo” tha ajo.
“Ne i ripërdornim shishet prej xhami për pierje, nuk kemi marrë qese plastike në dyqan çdo ditë, madje as kanisterin për qumësht, nëna ime do ta lante dhe do ta përdorte për diçka tjetër në shtëpi”, kujton Uta.
Ajo tregon se duke parë bjeshkët me pirgje mbeturinash plastike të grumbulluara sot, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në fshatra, pasi që shtëpitë e largëta nëpër male nuk kanë mundësi të merren me sasinë e mbeturinave të shumta, ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse ti konsumojnë.
Aktualisht, Kosovës i mungon shumë kapaciteti për të kontrolluar mbeturinat.
“Kjo më lëndon zemrën”, thotë ajo.
Por pa marrë parasysh se sa lart mbi re ajo ngjitet, Uta asnjëherë nuk e largon Kosovën nga mendja e saj. Misioni i saj, qoftë në shtëpi apo në Himalaje, është i thjeshtë: tu tregojë fëmijëve se natyra nuk na përket neve, tu tregojmë grave se ato i përkasin natyrës dhe tu tregojmë të gjithëve se flamuri i Kosovës e ka vendin në majat më të larta të botës.