Uta Ibrahimi. Foto: MKRS
Uta Ibrahimi pushtoi majat e Himalajave
Alpinistja Uta Ibrahimi ka përfunduar ekspeditën e ngjitjes në majën Annapurna me lartësi 8091 m, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje të Nepalit.
Alpinistja synon të ngjitë 14 majat e Himalajave me lartësi mbi 8000 m. Kjo ishte maja e gjashtë që Uta e ka ngjitur në kuadër të nismës së saj.
Lajmi për ‘pushtimin’ e majës Annapurna të Himalajave në Nepal nga Ibrahimi është konfirmuar nga Ministria e Kultuërs Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në Facebook
“Uta Ibrahimi ka përfunduar ekspeditën e ngjitjes në majën Annapurna me lartësi 8091m, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje, Nepal. E përgëzojmë Utën për përfundimin e kësaj ekspedite sfiduese. Ekspedita e saj ishte disaditore dhe përkundër vështirësive gjatë ngjitjes – ajo nuk u dorëzua. Me këto suksese Uta bëhet alpinistja e parë shqiptare që ngjitet në Annapurna. Alpinistja synon të ngjitë 14 majat e Himalajave me lartësi mbi 8000m. Kjo ishte maja e gjashtë që Uta e ka ngjitur në kuadër të nismës së saj. Utës i urojmë shumë suksese në ngjitjet e ardhshme!”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook.