Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar qysh më 9 qershor, në vizitën e parë jashtë SHBA-së prejse ka marrë detyrën në muajin janar.

A ka gjasa që Biden të na fusë në Luftën e Tretë Botërore?

Do ta doja këndvështrimin tuaj, Joe”, i tha Barack Obama dikur zëvendëspresidentit të tij Joe Biden.

“Do ta doja vetëm në dhjetë minuta, jo një të tillë prej 60 minutash”.

Obama e kishte kuptuar të metën më të madhe të Bidenit – është llafazan. Ai është një bombë verbale që pritet të shpërthejë në çdo moment. 

Natën e kaluar, oops, Biden e bëri përsëri. Teksa po i jipte fund fjalimit të tij të zjarrtë në Poloni kundër Vladimir Putinit dhe autokracisë, ai tha: “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Të premten, duke folur për Airborne 82 lidhur me luftën në Ukrainë, Biden tha: “Do ta shihni kur të jeni atje – disa prej jush kanë qenë atje”. Kjo ishte specialja e Bidenit: një gafë që dështon në dy nivele pasi Komandanti i Përgjithshëm jo vetëm që sugjeroi se trupat amerikane do të dërgoheshin në zonën e luftës – në kundërshtim të drejtpërdrejtë me politikën e qeverisë së tij – ai gjithashtu arriti të të nënkuptojë se forcat e tij tashmë kishin vepruar fshehurazi atje.

Sigurisht, mund të ketë një avantazh strategjik në paqartësinë e tij geriatrike (tejmoshuar). Nuk është aspak një teori e çmendur e diplomacisë së marrëdhënieve ndërkombëtare; është më shumë një gaga-teori e diplomacisë. Kur është e paqartë nëse Komandanti i Përgjithshëm e ka idenë se çfarë thotë, armiqtë e botës së lirë mund të mos dinë si të reagojnë ndaj tij.

Por teoria e të çmendurit – siç u praktikua nga Presidenti Richard Nixon në Luftën e Ftohtë dhe pak nga Donald Trump gjatë një mandati preseidencial – kërkon që një lider të jetë i paparashikueshëm, i frikësuar sepse ai duket i aftë për çdo gjë. Problemi me Bidenin është se gabimet e tij janë shumë të parashikueshme. Të gjithë e dinë se ai nuk e di se çfarë po bën. Ose, për ta cituar sërish Barack Obamën: “Mos e nënvlerësoni aftësinë e Joe për t’i katranosur gjërat”./The Spectator

Përgatiti: Nuhi Shala