Gjakovë: Autobusi përplaset me kamionin disa të lënduar

Një aksident ka ndodhur para disa minutave në Rakovinë të Komunës së Gjakovës.

Një autobus dhe një kamion janë përfshirë në një aksident komunikacioni.

KALLXO.com ka kontaktuar me Komandantin e Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj. I njëjti i tha KALLXO.com se deri më tani kanë informacion se ka të lënduar por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

“Po mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident. Janë disa të lënduar por ende nuk e dimë numrin e saktë. Deri më tani nga ekipet në vendin e ngjarjes kemi informacion vetëm për të lënduar jo për të vdekur. Njësitet policore dhe autoambulanca janë në vendin e ngjarjes”, tha Gjokaj.