Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli James Foggo III- Foto: KALLXO.com

FSK merr një deklaratë mbështetëse nga admirali i NATO-s

Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s me bazë në Napoli, admirali James Foggo, ka thënë se transformimi i FSK-së është një vendim sovran i një vendi.

Komenti i tij u bë në Shkup gjatë një vizite që admirali i bëri shtetit fqinj.

“Kosova është shtet demokratik siç jeni ju dhe siç është Serbia. Në demokraci ju zgjedhni njerëz që do të marrin vendime në emrin tuaj. Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës është një vendim sovran që duhet ta sjellin deputetët e Kosovës. Ne jemi të përgatitur për cilindo vendim që do e sjellin nga ana e Parlamentit në këtë javë. Ne jemi atje për të garantuar sigurinë e shtetit të Kosovës”, tha James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, raporton Alsat-M.

Rrethi i ushtrisë: Nga lufta për liri në mbrojtje të lirisë