Filluan punimet për tre projekte rrugore në Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve në disa projekte të Gjakovës, të financuara nga MIT.

Sipas komunikatës, Lekaj tha se këto investime, përveç që lidhin njerëzit me zonën urbane dhe rajonet tjera, ndikojnë edhe në zhvillimin e ekonomik, bujqësor e atë turistik.

Bëhet fjalë për rrugën Meqe-Cërmjan që ka gjatësi prej 3.2 kilometra dhe vlera e investimit është 340 mijë euro.

Ajo Cufadolit ka gjatësi 1.7 kilometra dhe vlera e investimit është 213 mijë euro.

Kurse rruga Shqiponjë-Kralan, ka gjatësi prej 9 kilometra dhe vlera e saj është 720 mijë euro.

Për këtë të fundit, Lekaj thuhet së e ka quajtur rëndësinë e saj si arterie e furnizimit të luftës, ndërsa sot po shndërrohet në arterie të zhvillimit të kësaj zone.