Foto: Ilustrim

Ferizaj, plagoset me armë gjuetie në pyll

Një plagosje aksidentale ka ndodhur dje rreth orës 15 në pyllin e fshatit Zllatar të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuari, i cili në pyllin e fshatit, aksidentalisht ka plagosur me pushkë gjuetie viktimën, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë gjuetie me një fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar më mbajtje.