Projekti për termocentralin "Kosova e Re" – Foto: Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Fati i termocentralit ‘Kosova e Re’ në duart e deputetëve

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka kërkuar të dhëna nga ministria e Zhvillimit Ekonomik se sa do të jetë nevoja për të hyrë në borxh për të financuar ndërtimin e termocentralit Kosova e re.

Hamza ka thënë se ligji e trajton garancionin e lëshuar nga shteti i Kosovës si të jetë borxh publik. Tutje, ai ka shpjeguar se për të lëshuar garancione për financim të Kosovës së re nevojitet që të miratohet në Kuvend me 2/3 e votave.

“Cili do të jetë niveli i garancioneve që ne i shtet duhet me i dhanë? Cili do të jetë tipi i garancioneve dhe Cila do të jetë kohëzgjatja e garancioneve e këtu përfshihet edhe ndihma shtetërore. Përndryshe, ligji garancionet i trajton i borxh dhe çdo borxh i jashtëm që merr shteti kërkon të votohet në Kuvend me 2/3 e votave në Kuvend”, ka pyetur Hamza.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se një ekspert i angazhuar është duke e bërë një studim për të parë se sa është garancioni që duhet të lëshoj shteti për termocentralin Kosova e Re. Lluka, ka thënë se në bazë të disa përllogaritjeve pritet të totali i garancionit për këtë projekt të jetë rreth 350 milionë euro.

ETIKETA

22 Janar 2019 - 14:44

Arta Sopi 22/01/2019 - 14:44
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend