Mitrovicë, konfiskohet vetura pasi iu ndërrua numri i shasisë

Dje në rrugën “Marie Shllaku” në Mitrovicë është konfiskuar një veturë e tipit “VË Pasat” pasi dyshohet se i është ndërruar numri i shashisë.

“Nga Njësiti i Auto Krimeve, është konfiskuar vetura VË Pasat me targa lokale pronë e të dyshuarit mashkull k-shqiptar pasi që i njëjti ka falsifikuar-ndërruar numrin e shasisë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.