Zhvillimet në UP dhe Marrëveshja Kosovë- Serbi për Lirinë e Lëvizjes

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, të enjten nga ora 21:00 ndiqeni intervistën me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.

Çfarë thotë ai për ultimatumin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, për pranimin si studentë të listës me emrat e fëmijëve të këtyre kategorive?

Çfarë thotë rektori për memorandumin e bashkëpunimit mes këtyre organizatave dhe UP-së?

Kush i kërkoi atij ta zbatojë memorandumin dhe t’i pranojë listat me emrat e fëmijëve të kategorive të luftës?

Pse ai e përmend dorëheqjen dhe kur thotë se do ta japë atë?

Si e pranon ai që në Universitet ligjërojnë mësues të shkollave fillore?

Gjithashtu në emisionin “Tema”, urës televizive mes Prishtinës e Beogradit do të analizojmë se sa po zbatohet Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes. 

Çfarë thonë përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës e Serbisë, Edita Tahiri e Marko Gjuriq? 

Jeta në Kosovë, transmetohet të enjten nga ora 21:00