Sonte në “Jeta në Kosovë”: A Ka Drejtësi Selektive?

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” do të debatohet për nivelin e drejtësisë në Kosovë, në dritën e arrestimeve dhe masave të sigurisë të shqiptuara ndaj deputetëve të opozitës.

Përfaqësues të gjykatave, prokurorisë, policisë, Avokati i Popullit dhe një gazetar do të diskutojnë nëse në Kosovë ka drejtësi të barabartë për të gjithë.

A vlen në Kosovë thënia: askush mbi ligjin? A janë gjykatat e prokuroria për dikë nënë e për dikë njerkë? Cilat janë prioritetet sot në Kosovë-lufta politike apo lufta kundër korrupsionit?

Në debat do të analizohen një nga një disa nga rastet gjyqësore që kanë shkaktuar më së shumti reagime deri më tani.

Për të diskutuar për këto tema, Jeta Xharra ka ftuar:

Hamdi Ibrahimi, kryetar- Gjykata Themelore e Prishtinës;

Drita Hajdari – përfaqësuese nga Prokuroria Speciale e Kosovës;

Riza Shillova – drejtor i Departamentit për Hetime, Policia e Kosovës;

Hilmi Jashari – Avokat i Popullit dhe

Kreshnik Gashi – redaktor i “Drejtësia në Kosovë”

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në orën 20:20 dhe repriza të premten në mesditë.