Sonte në “Jeta në Kosovë”, UNESCO dhe Çorapet e Leshta të Majlinda Kelmendit

Me një termin më të shkurtër se zakonisht për shkak të skemës programore të RTK-së, emisioni “Jeta në Kosovë” sonte do të sjellë një kolazh të temave dhe reportazheve të KALLXO.com.

Emisioni do të nisë me një rrëfim të profesionistëve të kulturës rreth asaj se çka do të përfitojë kultura dhe trashëgimia në Kosovë nga anëtarësimi eventual i vendit në UNESCO.

Duke mbetur te trashëgimia, “Jeta në Kosovë” sjell reportazhin për rrugën “Themistokli Gërmenji” që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit. Ajo rrugë ka dy vjet që kjo rrugë është në gjendje të mjerë dhe komuna nuk ka intervenuar për ta rregulluar.

Ndërsa emisioni përmbyllet me një reportazh interesant që tregon se si kampionia botërore në xhudo, kosovarja Majlinda Kelmendi duhet ta porosisë dikë që t’ia thurë një palë çorape të leshta nëse dëshiron që ta mbajë ritmin e stërvitjeve edhe gjatë stinës së dimrit. Ajo e ka para vetes një dimër të madh. E Kosova pret gjatë verës lajme të mëdha nga ajo në Rio-n e ngrohtë të Brazilit, gjatë Lojërave Olimpike.

Jeta në Kosovë në orën 20:05 dhe repriza të nesërmen në mesditë.