Jeta në Kosovë diskuton për PTK-në

Sonte, “Jeta në Kosovë” diskuton për shitjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Sa herë ka dështuar tenderi për shitjen e PTK-së, edhe pse?

Panelistët e ftuar në debat do të diskutojnë lidhur me atë se a e ka Qeveria këtë herë përnjëmend shitjen e kësaj ndërmarrjeje, apo edhe ky proces i planifikuar të kryhet deri në fund të këtij viti, do të dështojë si ai i vitit të kaluar.

Njerëzit e ftuar sonte nuk janë njerëz nga parti politike, por njerëz që marrin vesh në ekonomi, të cilët do të pyeten se si duhet të privatizohet PTK-ja, në mënyrë që qytetari i Kosovës të fitojë më së shumti, e më së miri, që është e mundur nga ky proces.
Për të diskutuar për këto çështje Jeta Xharra ka ftuar:
Arsim Bruçaj, menaxher i projektit të privatizimit të PTK-së, Ministria e Zhvillimit Ekonomik;
Berat Rukiqi, sekretar i përgjithshëm, Oda Ekonomike e Kosovës;
Lumir Abdixhiku, drejtor Ekzekutiv, Instituti Riinvest;
Astrit Gashi, kryeredaktor, Zëri.

BIRN-i gjithashtu transmeton analizën për punën se si ka shkuar procesi i hapjes së tenderit për shitjen e PTK-së.
Në fund, BIRN-i transmeton edhe dokumentarin për muzikën që kultivohet ndër radhët e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptase?

“Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në ora 20:20 dhe ritransmetohet të nesërmen në mesditë.