Intervistë me shefin e ICO-së - Delikuenca e të Miturve

"Jeta në Kosovë" interviston shefin e ICO-së si dhe debaton delikuencën e të miturve

26 shkurt 2009   Këtë të enjte në emisionin "Jeta në Kosovë" do të mund të ndiçni një intervistë ekskluzive me Pieter Feith, udhëheqësin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.
Krenar Gashi do ta pyes Feithin për shtyerjen e zgjedhjeve parlamentare, kundërshtimet ndaj vendimit për ti investuar në Kosovë paratë e privatizimit si dhe për bordet e politizuara të ndërmarrjeve publike.

Pas intervistës, do të mund të ndiçni një debat për delikuencën e fëmijëve në Kosovë dhe faktorët që ndikojnë që fëmijët të bëjnë sjellje jo të mira. Sa po zbatohet ligji penal për të mitur në Kosovë? Ku ka ngecje ligji dhe a ka bashkëpunim të mjaftueshëm mes akterëve kryesorë për të zbatuar atë? Sa janë dënimet më të rënda për të miturit në Kosovë? A ka institucione që merren me parandalimin e sjelljeve jo të mira tek fëmijët?

Për të diskutuar këto dhe çështje tjera lidhur me këtë temë, të ftuar të Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:

Metije Ademi- Drejtoreshë e Shërbimit Sprovues;
Salih Dragidella- Njësia në bashkësi, Policia e Kosovës ;
Nesrin Lushta- Gjykatëse në Gjykatën Supreme të Kosovës;
Afrim Ibrahimi- Zyrtar për drejtat e fëmijëve në UNICEF;

Pas debatit, në kuadër të rubrikës "Kultura në Kosovë", Arif Muharremi do të flet për premierën e filmit "Ne dhe Lenini" të regjisorit shqiptar Saimit Kumbaro.