Babai vret të bijën dhe pas 8 muajsh gjithashtu dhe të dashurin e saj

Në vitin 2009, Hasan Raci, një qytetar nga Klina kishte vrarë vajzën e tij 16 vjeçare pasi që kishte zbuluar se ajo kishte një lidhje intime me kushëririn e saj, të moshës 21 vjeçar. Ai ishte dënuar me 2 vite burg për vrasjen e vajzës së tij nën afekt mendor. Më 16 shtator 2009, ai kishte vrarë dhe kushëririn e tij në mes të qytetit të Klinës, derisa viktima ishte duke tentuar të ikte. Rrethanat e rastit tregojnë se i dyshuari ka vrarë me qëllim kushëririn për motive të hakmarrjes. Pyetja me rëndësi në këtë rast është se si është liruar nga burgu i dyshuari pas vrasjes së vajzës së tij?! Gjykatësi që kishte shqiptuar dënimin në rastin e parë nuk është më gjykatës pasi që nuk ka kaluar procesin e riemërimit. I pandehuri është gjetur fajtor edhe për vrasjen e parë, mirëpo gjykata ka konkluduar se ai kishte qenë nën afekt mendor kur ka kryer krimin. Tre doktorë, ekspertë në lëmin e shëndetësisë mendore, kanë raportuar në gjykatë se i dyshuari ka
reagime të shpejta impulsive dhe se ai manifestonte vetëkontroll të dobët. Rasti është gjykuar në Gjykatën e Qarkut në Pejë dhe ka përfunduar me shpalljen e Hasan Racit fajtor për vrasjen e Mensur Racit,duke e dënuar atë me 19 vite burg për vrasje si dhe1 vit për armëmbajtje pa leje, dhe i është shqiptuar një dënim unik prej 19 vite e 6 muaj.