Mbahen 11 seanca rresht për rastin gjyqësor të Kryetarit të Kaçanikut

Nga data 14 deri më 25 shkurt, Kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku është dashur të mungoj në aktivitetet e tij të përditshme në komunë për t’u paraqitur në dhomën e gjykimit ku juanë mbajtur 11 seanca rresht për gjykimin e tij dhe gjashtë persona të tjerë nën akuzën për detyrim, kërcënim dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë njëmbëdhjetë ditëve të gjykimit, trupi gjykues kishte mundësinë të dëgjonte dëshmitarët, prej të cilëve gjithashtu një anëtar të KFOR-it dhe një zyrtar të Policisë së Kosovës, të cilët kishin gjetur armët në pronat e të dyshuarve. Disa nga dëshmitarët ishin gjithashtu palë e dëmtuar në rast, të cilët tregonin se si ishin kërcënuar me jetë nga të dyshuarit, derisa u detyruan të tërheqin ofertën e tyre fituese në një proces privatizimi me ish Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, tani Agjencia Kosovare e Privatizimit. Prokurori publik, në mungesë provash, tërhoqi mbrapa akuzën kundër tre prej të dyshuarve. Gjykata pritet të sjellë një vendim përfundimtar në lidhje me këtë rast deri në fund të muajit mars.