Rasti i trafikimit me njerëz (Lumi Tisa) vazhdon

Gjykimi në rastin e trafikimit me njerëz në Lumin Tisa ka vazhduar gjatë muajit shkurt me dëgjimin e dëshmitarëve. Njëri nga të mbijetuarit e tragjedisë shpjegoi për rrethanat kur barka ishte fundosur dhe se si ai kishte arritur të shpëtonte dy fëmijët e tij por jo dhe gruan e tij. Një dëshmitar tjetër, poashtu kishte humbur djalin së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij dhe përderisa deklaronte dëshminë e tij, ai u emocionua dhe dukej se po përjetonte tragjedinë përsëri. Ai deklaroi se djali i tij i madh kishte qenë në kontakt me njërin nga të dyshuarit dhe kishte arritur marrëveshje për të hyrë në njërin nga shtetet e Bashkimit Europian. Në anën tjetër, avokatët e të dyshuarve nuk tregonin asnjë shenjë respekti për humbjet e dëshmitarëve, duke shtruar pyetje të natyrës personale dhe të ndjeshme, me qëllimin kryesor për ti nxjerrur klientët e tyre të pafajshëm. Të dyshuarit shihen si përgjegjës për trafikimin e kosovarëve në Bashkimin Europian, që rezultoi me 15 persona të vdekur në vitin 2009 kur barka e tyre u fundos. Ndërmjet periudhës 14 dhe 15 tetor 2009, në tentim për të imigruar ilegalisht në Evropën perëndimore, 15 nga 18 personat e gjendur në barkë humbën jetën.