Digjen orët e rrymës në një objekt banesor në Vushtrri

Orët e rrymës në një objekt banesor në Vushtrri janë përfshirë nga zjarri dje.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:10, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, të cilët kanë bërë evakuimin e banorëve, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për persona të  lënduar, ndërsa në lidhje me rastin raportohet se është arrestuar një person i dyshuar i cili me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

15 Prill 2019 - 16:27

Afërdita Fejzullahu 15/04/2019 - 16:27
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend