Detaje për eksplozivin që u gjet afër Gazimestanit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se eksplozivi i gjetur në afërsi të Gazimestanit ditën e djeshme kishte kishte një përbëje dy lloje të materialit shpërthyes.
“Pas ekzaminimit është bërë deaktivizimi nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, si dhe, është konstatuar se sasia e eksplozivit ka qenë 28 kg e 11,5 gram, e llojit TNT dhe ANFA”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Po në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se eksplozivi ishte i vendosur në një kantë-bidon dhe ishte i gatshëm për deaktivizim.
Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë, të cilët janë në kërkim e sipër të identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast.
KALLXO.com raportoi sot për sasisë e eksplozivit të gjetur nga Policia e Kosovës në fshatin Mazgit, afër magjistrales Prishtinë –Mitrovicë.