
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fidan Rekaliu në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila po vazhdon të mbahet ka akuzuar Ministrin e Infrastrukturës për tërheqjen e mjeteve të cilat ishin ndarë për rregullim e rrugës Podujevë- Prishtinë.
“Ministër, pse janë tërhequr mjetet të cilat ishin ndarë për rregullimin e rrugës Podujevë- Prishtinë”, është shprehur Rekaliu.
Në kundër replikë për Rekaliun, ministri Pal Lekaj ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
“Projekti po vazhdon në rrugën Podujevë- Prishtinë. Ju e dini se këtë vit ka pasur ndërhyrje bukur të madhe në atë segment rrugor, dhe shpresoj se deri në fund të vitit 2019 të përfundoj ky projekt”, është përgjigjur Lekaj.
07 Dhjetor 2018 - 17:57
Send this to a friend