Blerta Deliu

Deliu: Punëtorët e KEDS-it të Kthehen në Punë

Deliu foli për largimet e punës në KEDS në kohën e çështjeve të ngritura jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit.

Ajo tregoi se është takuar me këta punëtorë

“Para disa dite punëtorët e të gjitha distrikteve të KEDS-it kanë protestuar për shkak që janë pushuar nga puna. Ata kanë ardhë në Kuvend dhe unë jam takuar me ta dhe më kanë kërkuar që të ta ngris këtë çështje,” tha Deliu.

Ajo deklaroi se punëtorët e larguar nga puna ishin me kontratë të përhershme, ndërsa kërkoi nga qeveria dhe ZRrE-ja kthimin e tyre në punë.

“Shumica e punëtorëve të larguar nga puna kanë qenë më kontratë të përhershme. Kërkoj nga qeveria dhe ZRrE qe të bëjnë të pamundurën që të marrin parasysh kërkesat e tyre dhe ata të kthehen në punë,” tha Deliu.

Ajo konsideroi se nga këta punëtorë do të krijohet një kategori e re e rasteve sociale, ngase sipas saj mbesin pa rroga 100 familje.

Shkrimet për largimet nga puna të punëtorëve të KEDS-it mund t’i lexoni këtu.