Daut Haradinaj: Mos i Leni Ndezur Makinat Zyrtare

Në debatin për ndotjen alarmante që po zhvillohet në Kuvend, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj kërkoi që të mos lihen të ndezura makinat zyrtare nëpër parkingje.

Ai i kërkoi ministres së Ambientit Albena Reshitaj që ta ndalojë mbajtjen ndezur të veturave të tilla, derisa ato qëndrojnë të ndaluara e në pritje të zyrtarëve.

“Dil merr vendim me i ndalë automjetet e mos me i lanë dhezë në parking se jeni ka harxhoni edhe naftë dhe jeni duke e ndotë edhe ajrin, atëherë masi koka për qytetarë merreni vendimin edhe për zyrtarë, të paktën mos me met makinat dhezë gjatë gjithë ditës dje edhe sot”, tha Haradinaj.

Ai i sugjeroi më tutje ministres të lexojë raportet e progresit për Kosovën, ku tha se kërkohen veprime kundër ndotjes.

“Ministre vetëm merre raportin e progresit çka sugjeron në vitin 2016, kqyrni masat që janë marrë në vitin 2017 dhe mere shikone çfarë veprime duhet me marrë në vitin 2018. Është e shkrume kjartë, kurrgjë nuk duhet”, tha Haradinaj.

Deputeti përmendi edhe rënien e paralajmëruar të shiut si ndihmë nga Zoti.

“Nesër po duket që sipas meteorologëve ka me ra shi dhe do t’ju ndihmojë edhe Zoti, se ka me ra shi dhe nuk do të kemi më problem me ndotje të ajrit”, tha Haradinaj.