
Ekspozita e lajmeve të rreme
02.4.2022 - 14:56
KRYPOMETRI, kontrolluesi i parë i fakteve në Kosovë, ka arritur të identifikojë dhe demaskojë qindra lajme të rreme që janë prodhuar gjatë 3 viteve të fundit në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve janë përzgjedhur 50 lajme të rreme për t’u ekspozuar online së bashku me një përshkrim që tregon kohën e shpërndarjes së tij dhe vlerësimin pse është konsideruar i rremë.
Kjo ekspozitë bëhet në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada amerikane në Kosovë, e i cili implementohet nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në Kosovë në partneritet me Internews Kosova dhe FindBug.