Ilustrim

Nata e Vitit të Ri, ferizajasi plagoset nga plumbi qorr

Një qytetar i Ferizajt është plagosur nga një plumb qorr derisa ishte duke qëndruar në ballkonin e banës së tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga Emergjenca e Ferizajt 10 minuta pas mesnatës është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti deri sa ka qenë në terasën e shtëpisë së tij, dyshohet se ishte plagosur nga një plumb qorr.

“Pas ndihmës mjekësore, viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësore”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti nën hetime nga njësitet policore.