Foto: REL/Reuters

Dy raste të falsifikimit të parave në natën e Vitit të Ri

Dy raste të falsifikimit të parave janë raportuar në natën e Vitit të Ri. Rasti i parë është raportuar në Obiliq. Viktima ka raportuar se i kishte këmbyer 50 euro të letrës me 50 euro para të metalta të cilat dyshohen të falsifikuara.

Ankuesja, sipas Policisë, paratë e falsifikuar i kishte vërejtur gjatë kohës kur kishte kthyer kusurin klientëve të tjerë. Njësia policore ka sekuestruar 23 euro, ndërsa ende nuk është identifikuar i dyshuari dhe se rasti është duke u hetuar.

Në rastin e dytë të falsifikimit të parasë, që ka ndodhur në Gjilan, është arrestuar një person.

“Është arrestuar një i dyshuar shtetas maqendon pasi të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një monedhe 100€ e dyshuar për falsifikim dhe pastaj në automjet i janë gjetur edhe 7×100€ të dyshuara. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.