Prishtina

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Policinë e Kosovës. Kjo e fundit ka njoftuar se në një lokal në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia e Kosovës thotë se rasti i kësaj vdekje të dyshimtë është duke u hetuar nga njësitet policore.