Ilustrim: BIRN

Dyshohet se rrahu gruan, Prokurori e liron të dyshuarin

Në natën e ndërrimit të motmoteve janë regjistruar tri raste të dhunës në familje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë e ka arrestuar një person pasi dyshohet si njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima, sipas Policisë, ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të policisë i dyshuari është liruar.

“Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Edhe dy raste të tjera të dhunës në familje janë regjistruar me datën 31 dhjetor.

Në Prishtinë është raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare dy të dyshuarit janë rrahur mes veti. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, një i dyshuar është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kanosur babain e tij. “Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.