Foto: KALLXO.com

Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarve për mashtrimin mbi 26 milionë eurosh ndaj bankës nga Londra dhe bankave në Kosovë

Gjykimit ndaj J. S., A. J., të akuzuar për mashtrim ose dëmtim të kreditorëve, ndaj A. J., i akuzuar edhe për falsifikim të dokumenteve, ndërsa N. K. dhe I. Z., të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare po i vjen fundi.

Procesi penal ndaj katër të pandehurve të lartcekur ka nisur në vitin 2015 kur edhe është ngritur aktakuza.

Kjo lëndë penale fillimisht ka qenë e ndarë për gjyqtarin Burim Ademi e më pas pasi i njëjti ka kaluar në Gjykatën e Apelit, lënda i është ndarë gjyqtarit Bekim Veliqi në tetor të vitit 2019.

Gjyqtari Bekim Veliqi, gjatë seancës tha se kjo lëndë i është ndarë atij për gjykim dhe ndonëse ka marrë veprime të shumta procedurale, ka kërkuar edhe bashkëpunim ndërkombëtar me Mbretërinë e Bashkuar, nuk është përgjegjës për parashkrimin e ndonjë pike të aktakuzës.

Në seancën e sotme palët deklaruan se mbesin pranë deklaratave të dhëna më herët në këtë shqyrtim gjyqësor.

Në seancën e sotme u vendos që të lexohen deklaratat e dëshmitarëve Teuta Mulla- Ademi dhe Shpend Ahmeti me propozim të prokurores Natasha Radoviq dhe me pajtimin e të pandehurve.

I pandehuri J. S. deklaroi se mbetet pranë deklaratës së dhënë më herët duke shtuar se “deri në ditën e sotme Porkuroria me asnjë provë nuk mundet ta vërtetoje ose provojë fjaësinë time, dhe jam apsolutishit i bindur se do të vërtetohet pafajësia ime”.

I pandehuri A. J. deklaroi se qëndorn në tërësi pranë deklaratës së dhënë më herët, i njëjtti deklaroi se “kjo aktakuzë nuk i përmbush as standardet minimiale me ligj dhe është kontradiktore, për më tepër në dispozitvin e 4 është e përshkruar koha e kryer e veprës penale të supozuar 31.12.2012, prokuroria aktakuzën e ka mbështetur në nenin 398 të Ligjit L082, ndërsa në nenin 444 të këtij Kodi thuhet s eky kod hyn në fuqi me datën 01.01.2013”.

Duke qenë se kjo vepër është e paraparë edhe me Kodin e Përkohshëm të Kosovës, në nenin 332 parashihet dënimi maksimal prej 3 viteve, ai u thirrë edhe në parashkrimin e kësaj vepre penale, që i bie se kjo vepër penale është parashkruar para 4 viteve.

Ndërsa i pandehuri N. K. deklaroi se mbetet pranë deklaratës së mbrojtësit të tij, avokatit Abit Asllani.

I pandehuri I. Z. deklaroi se mbetet pranë deklaratës së dhënë më parë. “E njëjta hipotekë është liruar në bazë të vendimit të gjykatës ekonomike dhe prona që ka kaluar te personi i tretë (pronari i ri) sipas aktakuzës ne akuzohemi për lirimin e një hipoteke, unë si administrator i vendimit për lirimin e hipotekës kemi vepruar në bazë të ligjit për hipoteka i cili parasheh se pas përfundimit të obligimeve nga kredimarrësi dhe kërkesës së bankës plotësohen kushtet për lirimin e hipotekës, ne nuk jemi ekspert për të vërtetuar nëse dokumenti i prezantuar ka qenë i falsifikuar. Pas kërkesës së Standard Bankës, të cilët kanë deklaruar se dokumenti në bazë të cilit është liruar hipoteka nuk ka qenë dokument i tyre, Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër e ka kthyer hipotekën”.

Sipas aktakuzës, J. S. si pronarë i kompanisë Coresteel SHPK dhe Coresteel DMMC, ka mashtruar Standard Bank në Britani të Madhe ashtu që në gusht të vitit 2011 ka lidhur marrëveshje të kredisë në vlerë prej 9,457,090.00, më datën 6 shtator 2011 ka lidhur marrëveshjen me RCF në vlerë prej 3,000,000.00 euro, më 4 nëntor 2011 ka lidhur marrëveshje shtesë në vlerë prej 1,025,000.00 euro, më 30 dhjetor 2011 ka lidhur marrëveshjen e ndryshuar RCF në vlerë prej 3,500,000.00 euro, më datën 1 nëntor 2012 ka lidhur marrëveshjen në vlerë prej 500,000.00 euro, ku deri në shtator të vitit 2014 kreditorit Standard  Bank nuk i është paguar kredia e dhënë në shumë totale prej 26,156,060.26 euro.

Aktakuza në pikën e dytë e ngarkon J. S dhe A. J. se në bashkëkryerje me R. S. dhe D. H. kanë mashtruar dhe i kanë shkaktuar dëme Bankës Tregtare Kombëtare në Kosovë.

Sipas aktakuzës të pandehurit e lartcekur kanë lidhur marrëveshje për mbitërheqje dhe marrëveshje mbi pengun në vlerë prej 250,000.00 euro.

Sipas aktakuzës, të pandehurit e lartcekur e kishin shfrytëzuar kolateralin e lënë peng në BKT në vlerë prej 570,000.00 euro.

Tutje aktakuza thotë se dy të pandehurit R. S. dhe D. H., kanë qenë në dijeni për përdorimin dhe shitjen e kolateralit të lënë peng, por nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar shitjen.

Në pikën e tretë aktakuza ngarkon të pandehurin J. S. se në shkurt të vitit 2014 ka lidhur marrëveshje mbi kredinë me Bankën Ekonomike të Kosovës në vlerë prej 480,000.00 euro, ku si garantues i kësaj marrëveshje ishte i pandehuri D. H., të cilët kishin lënë në hipotekë 4 parcela të tokës, ndonëse e kishin ditur se të njëjtat janë liruar nga hipoteka dhe në këtë rast Banka Ekonomike nuk ka mundur të realizojë kredinë e dhënë.

Në pikën e katërt aktakuza ngarkon J. S. dhe A. J. se më 31 dhjetor 2012, i pandehuri J. S. si drejtor i kompanisë Coreteel SHPK në Vushtrri ka përpiluar dokument të falsifikuar në regjistrin për çregjistrim të hipotekës në emër të Standard Bank me seli në Londër. Sipas dosjes së Prokurorisë dokumentet e falsifikuara i janë prezantuar zyrës së kadastrës e cila ka nxjerrë vendimin mbi lirimin e hipotekës.

Pika e pestë e aktakuzës ngarkon të pandehurit N. K. dhe I. Z. se duke vepruar si persona zyrtar në zyrën e kadastrit në Komunën e Vushtrrisë nuk kanë kryer obligimet ligjore lidhur me verifikimin e dokumenteve të cilët kanë qenë të pavulosura nga Standard Bank dhe kanë nxjerrë vendimin mbi lirimin e hipotekës në të gjitha parcelat e tokës.

Në këtë çështje penale është nxjerrë vendimi me të cilin monitoruesit janë ndaluar të bëjnë fotografime gjatë seancës si dhe të publikojnë emrat e plotë të të pandehurëve.

Seanca e radhës në proces është caktuar për darën 7 mars 2022.