Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini", Foto: Universiteti "Isa Boletini"/Facebook

Profesoresha e Universitetit të Mitrovicës dënohet me 500 euro për mosdeklarim të pasurisë

N. D. profesoreshë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” u dënua nga Gjykata e Mitrovicës me 500 euro gjobë për veprën penale mos raportim apo raportim të rremë të pasurisë.

Më 24 janar e pandehura ishte ulur në bankën e të akuzuarës për t`u përballur me akuzën e Prokurorisë, pas leximit të së njëjtës e pandehura N. D. e kishte pranuar fajësinë.

Aktakuza thotë se e pandehura N. D. si person i lartë zyrtar, anëtare e Këshillit të drejtorisë së Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” në kundërshtim me Ligjin mbi Deklarimin e Pasurisë nuk ka prezantuar të ardhurat personale për periudhën 1 janar 2019 – deri më 31 dhjetor 2019.

Aktakuza thotë se e pandehura N. D. kishte deklaruar të ardhura prej 20,213.00 euro, ndërsa nuk kishte deklaruar të ardhurat prej 4,839.65 euro.

Gjykatësi i rastit Nikola Petroviq ka ndalur publikimin e emrit të tashmë të dënuarës nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.