Arkiv - Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Shtyhet gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, mungoi prokurori

Seanca ndaj Enver Sekiraqës i akuzuar për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës ka dështuar të mbahet për shkak se prokurori i rastit Haki Geci, ka munguar për shkaqe shëndetësore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokatja Kosovare Kelmendi, mbrojtëse e të akuzuarit Enver Sekiraqa.

“Jo nuk eshte mbajt”, ka thënë avokatja Kosovare Kelmendi.

Ndërsa seanca e datës 19 janar nuk ishte mbajtur për shkak të mungesës së dëshmitareve Adelina, Ema e Zanfina Ismajli.

Për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha si ekzekutor ishte dënuar me 35 vite burg.

Në maj të vitit 2016, Gjykata e kishte gjetur fajtor dhe dënuar me 37 vjet burg Enver Sekiraqën ndërsa pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.