Zëvendësministri Ahmeti takoi ambasadorin turk në Kosovë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës z.Kreshnik Ahmeti ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Turqisë në Kosovës, z. Çagri Sakar.

Ambasadori Sakar e ka uruar zv.Ahmetin për marrjen e detyrës, dhe gjithashtu për formimin e qeverisë Kurti II, duke theksuar se kanë besim të plotë dhe pritje shumë të larta nga kjo qeveri.
Zëvendësministri Ahmeti e ka falënderuar ambasadorin, duke thënë se mbështetja e Turqisë për Kosovën është e një rëndësie të madhe.

Sakar është shprehur i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit ekonomike me Kosovën, duke vë në pah se investitorë të shumtë janë të interesuar për Kosovën.
Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve sipas ambasadorit turk, ka rezultate të dëshiruar dhe si rrjedhojë shumë produkte të njohura të Kosovës, tashmë shiten në tregun e Turqisë.

Zëvendësministri Ahmeti është shprehur i lumtur që produktet kosovare janë pjesë e tregut turk, dhe potencoi se Kosova më shumë se kurdo herë ka nevojë për investime.
Të dy ata kanë shprehur gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë në fushat me interes për të dy vendet.