Foto: Viva Fresh Store

Viva Fresh Store, në përkahje të prodhuesit vendor

Viva Fresh Store mbështetur nga USAID – Kosovo Compete Activity – në Qendrën e Logjistikës më 04.06.𝟐𝟎𝟐𝟒, duke filluar nga ora 09:00, organizon eventin e madh SPECIAL në Kosovë në përkrahje të prodhuesve vendorë!

Ky event ka për qëllim të shpalos rëndësinë e përkrahjes së prodhueseve vendorë dhe të kontribuojë në rritjen e tyre në tregun tonë dhe më gjerë.

Rrjeti i madh i shitjes me pakicë në Kosovë Viva Fresh Store, në vazhdimësi ka qenë një përkrahës i palëkundur i prodhuesve vendorë.

Që nga etapat e para të zhvillimit të saj e deri me sot, prodhueseve vendorë u është dhënë mundësia që t’i ekspozojnë, promovojnë dhe të kenë hapësirë të volitshme për shitje, jo vetëm në markete, por edhe në aktivitetet tjera reklamuese, në gjithë rrjetin e marketeve në tërë Kosovën dhe rajon!

Përpos prodhuesve vendor, ne kemi mbështetur edhe kompanitë e tjera vendore të cilat ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet dhe të cilat kanë arritur të zhvillohen, zgjerohen dhe të kenë suksese falë bashkëpunimit me kompaninë Viva Fresh Store.

Si lider i programit “Private Label” në Kosovë, në vazhdimësi jemi përkushtuar për të rritur aftësitë e prodhuesve vendorë, duke ju ofruar mbështetje dhe qasje profesionale më qëllim të rritjes së cilësisë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve tanë besnikë!

Si rezultat i këtij fuqizimi, USAID – Kosovo Compete Activity po përkrah Viva Fresh-in në organizimin e ngjarjes madhështore për të prezantuar programin tonë “Private Label”.

Kjo nismë është krijuar për të nxitur dhe vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me prodhuesit vendorë, duke i ndihmuar dhe mbështetur në përmirësimin e cilësisë për të siguruar një zhvillim të suksesshëm në gjithë tregun vendor dhe rajonal.

𝐃𝐢𝐬𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐎𝐁𝐉𝐄𝐊𝐓𝐈𝐕𝐀𝐓 𝐄 𝐄𝐕𝐄𝐍𝐓𝐈𝐓:

– Viva Fresh Store do të prezantojë strategjinë “Private Label” për kompanitë prodhuese vendore;

– Histori suksesi të bashkëpunimeve të vazhdueshme me prodhuesit vendorë;

– Lehtësimi i takimeve të drejtpërdrejta “B2B” midis kompanive vendore të ushqimit dhe përfaqësuesve të Viva Fresh Store;

– Sigurimi i informacionit të plotë në lidhje me përfitimet dhe mundësitë që lidhen me programin “Private Label”;

– Nxitja e mundësive të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit për të partneritetet të ardhshme mes bizneseve etj…